business

Shitës Ambulant Rezervë (5)

  • star Publikuar: 17-01-2023
  • star Skadon: 23-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Buçaj Sh.p.k
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 15411

Korporata Buçaj Sh.P.K shpall konkurs:

Shitës Ambulant Rezervë – 5 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në teren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (route planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapsirë dhe dukshmeri maksimale, 5) raportimin.
  • Së bashku me mbikëqyrësin menaxhojnë materialin reklamues (raftet, woblerat, postera, maica etj.), kujdeset për mirëmbajtjen e tyre dhe shpërndarjen sipas prioriteteve;
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion;

Inkurajohen të gjitha kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV apo aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni dhe CV mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni: Shitës Ambulant - Rezervë.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 17/01/2023 deri me 23/01/2023.