business

Inxhinier i Ndërtimtarisë (Site Engineer)


Ruaj
  • star Publikuar: 22-12-2025
  • star Skadon: 04-01-2026
Kategoritë Inxhinieri
Vendi i punës Benghazi
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Ndërtimtarisë (Site Engineer) (1 vend pune), për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Benghazi - Libi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zbatimi dhe mbikëqyrja e punimeve ndërtimore sipas vizatimeve, specifikimeve teknike dhe kontratës.
  • Koordinimi i përditshëm i aktiviteteve në kantier me nënkontraktorët, furnitorët dhe ekipet teknike.
  • Kontrolli i cilësisë së punimeve strukturore, arkitekturore dhe MEP në përputhje me standardet dhe kërkesat e projektit të spitalit.
  • Verifikimi i materialeve që vijnë në kantier (beton, armaturë, materiale ndërtimi, etj.).
  • Përgatitja e raporteve ditore dhe javore të progresit të punimeve.
  • Kontrolli i matjeve (quantity take-off) dhe përgatitja e situacioneve të punës.
  • Koordinimi me QA/QC për inspektime, teste laboratorike dhe pranime pune.
  • Zbatimi i procedurave të shëndetit dhe sigurisë në punë (HSE).
  • Pjesëmarrja në takime teknike dhe koordinuese me stafin e projektit.
  • Ndihma në zgjidhjen e problemeve teknike gjatë fazës së ndërtimit.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose ekuivalente.
  • Minimum 3–5 vite përvojë pune si Site Engineer, preferohet në projekte spitalore ose objekte komplekse.
  • Njohuri të mira të standardeve ndërtimore dhe specifikimeve teknike.
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike (structural, architectural, MEP).
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip.
  • Njohuri te gjuhes Angleze ne komunikim dhe ne te shkruar
  • Njohuri në përdorimin e AutoCAD, Excel dhe MS Project (avantazh).
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.

Kompetenca Personale:

  • Organizim i mirë dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Përgjegjësi profesionale dhe etikë pune.
  • Aftësi për zgjidhje problemesh teknike në terren.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 04 Janar 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.