-thumbnail.jpg)
Agna Kosova, pjesë e Agna Group, lider në sektorin e FMCG-së në Shqipëri, po kërkon të zgjerojë ekipin e saj financiar me profesionistë të motivuar dhe ambiciozë, që dëshirojnë të zhvillohen profesionalisht në një ambient dinamik dhe bashkëpunues, në pozicionin:
EKONOMIST/E
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgatitja e raporteve financiare dhe interpretimi i të dhënave për menaxhmentin.
- Kryerja e detyrave financiare të përcaktuara nga menaxheri i drejtpërdrejtë.
- Gjenerimi i faturave të shitjeve në baza ditore.
- Verifikimi dhe regjistrimi i saktë e në kohë i dokumenteve financiare në sistemin përkatës.
- Administrimi i porosive të degëve sipas kontratave me furnitorët dhe marrëveshjeve kontraktuale.
- Realizimi i të gjithë procesit të eksportit të mallrave.
- Përgatitja e raporteve ditore dhe mujore të shitjeve nëpërmjet arkës fiskale.
- Pjesëmarrja në procesin e inventarizimit të stokut të paktën një herë në vit.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë universitare në Ekonomiks, Kontabilitet, Bankë dhe Financë, Menaxhment, Ekonomi të Aplikuar ose fusha të ngjashme.
- Të paktën 2 vite eksperiencë pune në kontabilitet, legjislacion fiskal dhe/ose koordinim financiar.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe terminologjisë financiare në anglisht.
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office dhe programeve financiare.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, bashkëpunimi dhe menaxhimi të kohës.
- Ambicie për zhvillim profesional në një kompani lider në treg.
Nëse jeni të interesuar, aplikoni duke dërguar CV-në tuaj të përditësuar në adresën: [email protected] brenda datës 20.09.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!