business

THIRRJE E HAPUR PËR APLIKIM: Trajnim i Trajnerëve (ToT) për Metodologjinë PRIDE

  • star Publikuar: 08-10-2025
  • star Skadon: 15-10-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë

THIRRJE E HAPUR PËR APLIKIM

Trajnim i Trajnerëve (ToT) për Metodologjinë PRIDE

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë shpall thirrjen e hapur për aplikim për profesionistët e Qendrave për Punë Sociale (QPS), për pjesëmarrje në Trajnimin e Trajnerëve (ToT) në Metodologjinë PRIDE – program i standardizuar ndërkombëtar për përgatitjen e familjeve strehuese dhe adoptuese.

Qëllimi i trajnimit

Qëllimi i këtij ToT është përgatitja e profesionistëve për të zbatuar dhe mbajtur sesionet e trajnimit me familjet strehuese dhe adoptuese, duke forcuar cilësinë dhe standardet e shërbimeve për fëmijët pa kujdes prindëror.

Kriteret e aplikimit

Aplikuesit duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të jenë zyrtarë të punësuar në Qendrat për Punë Sociale (punonjës socialë, psikologë, apo profesionistë tjerë të fushës së mbrojtjes së fëmijëve).
  • Të jenë profesionistë të angazhuar në fushën e shërbimeve sociale, përparësi kanë profesionistët që punojnë me familjet strehuese.
  • Të ketë përvojë pune së paku 3 vjet në fushën e mbrojtesë së fëmijëve/punë sociale.
  • Të jenë të gatshëm të angazhohen në zbatimin e plotë të programit PRIDE me familjet strehuese/adoptuese.
  • Të kenë aftësi komunikimi dhe pune në grup, si dhe motivim për të kontribuar në zhvillimin e shërbimeve alternative të kujdesit për fëmijët.
  • Përparësi kanë profesionistët të cilët kanë së paku 15 vite deri në përmbushjen e moshës së pensionimit, për të siguruar kohë të mjaftueshme për zbatimin e njohurive të fituara.

Detyrimet pas trajnimit

  • Pas përfundimit të ToT-it, pjesëmarrësit do të duhet të mbajnë minimum 9 sesione të trajnimit PRIDE me familje strehuese/adoptuese, si kusht për marrjen e certifikatës së trajnerit.
  • Mbajtja e këtyre sesioneve është pjesë e procesit të certifikimit dhe nuk kompensohet financiarisht nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
  • Pas certifikimit, trajnerët do të konsiderohen si burime të akredituara për zbatimin e programit në nivel vendor.

Si të aplikoni?

Të interesuarit ftohen të dërgojnë:

1. CV-në e përditësuar.

2. Letër interesi ku përshkruajnë motivimin për pjesëmarrje dhe angazhimin e tyre në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

3. Vërtetim i punësimit.

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën: [email protected] deri më: 15 Tetor 2025

Procesi i përzgjedhjes

Aplikimet do të shqyrtohen nga një komision i përbashkët i SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë dhe përfaqësuesve institucionalë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.