business

Menaxher i Operatives (1), Ndihmës Pasticeri (1), Magazinier (1), Transporter (1), Staf i shërbimeve të higjienës (1), Kamarier/e (4), Përgjegjës/e Ndërrimi (3), Baristë/e (2), Shankistë/e (2)


Ruaj
  • star Publikuar: 05-01-2026
  • star Skadon: 05-02-2026
Kompani Gusto Cafe
Kategoritë Gastronomi dhe Hoteleri, Depo, Shofer, Mirëmbajtje
Vendi i punës Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Çagllavicë
Numri i pozitave 15

Bonnard Factory - Magjistralja Prishtinë Ferizaj ‘’Preoc’’

Menaxher i Operatives.: 1 vende pune

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Menagjimi i operacionev të përditshme deri te ofrimi i këshillave strategjike.
  • Hartimi i strategjive dhe protokolleve operative (per Area Menagjer /Menagjer Dyqani)
  • Mbikqyrja e perditshme administrative dhe operacionale ,duke raportuar drejtperdrejt tek Ceo.
  • Harton dhe zbaton strategjit ,planet dhe procedurat e operimit te biznesit .
  • Vendos objektiva gjithëpërfshirse per performancen dhe rritjen e efikasitetit te dyqanev dhe forces shitëse.
  • Krijon politika qe promovojn kulturen dhe vizionin e kompanisë.
  • Drejton punonjësit që të arrijne performancën dhe përkushtimin maksimal ne nivel te dyqaneve
  • Vlerëson performancën duke analizuar dhe interpretuar të dhënat dhe metrikat ne nivel te dyqaneve
  • Shkruan dhe dorëzon raporte tek CEO për të gjitha çështjet me rëndësi
  • Ndihmon CEO në sipërmarrjet për arritjen e objektivave operative
  • Merr pjesë në aktivitetet e zgjerimit
  • Menaxhon marrëdhëniet me partnerët/shitësit ne nivel te logjistikes dhe dyqaneve
  • Kontrakton nivelin teknik te mirmbajtes se dyqaneve
  • Percakton kornizen e shpenzimve ne nivel te dyqaneve
  • Oprimalizon stafin dhe kostot e dyqaneve.
  • Udheheqe dhe asiston menaxhere te dyqaneve ne punen dhe organizimit e dyqanit nga (A deri Z)

Kërkesa të Preferueshme për Pozitën Menaxher i Operatives

  • Përvojë 2–3+ vjet në menaxhim operativ, menaxhim stafi ose role të ngjashme.
  • Eksperiencë në sektorin e gastronomisë.
  • Aftësi të avancuara menaxheriale
  • Orientim të fortë ndaj rezultatit dhe optimizimit të proceseve.
  • Aftësi për të analizuar të dhënat operacionale dhe për të marrë vendime strategjike.
  • Aftësi për të komunikuar qartë me stafin, drejtuesit dhe klientët.
  • Aftësi për të menaxhuar konflikte dhe për të dhënë feedback konstruktiv.
  • Aftësi për të motivuar ekipin dhe për të ndërtuar kulturë pozitive pune.
  • Përvojë në menaxhimin e turneve, planifikimit të orareve dhe trajnimit të stafit.
  • Adaptim ndaj ndryshimeve të shpejta në operacione.
  • Qasje proaktive ndaj përmirësimeve të proceseve.
  • Fokus në cilësi dhe standarde
  • Ruajtje e standardeve të kompanisë në çdo departament.
  • Kontroll i higjienës, rregullit, shërbimit dhe produktit final.
  • Të ketë njohuri në gjuhën angleze

Ndihmës Pasticeri : 1 vende pune

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Përgatitja e kremit, glazurave, qumështit të ëmbëlsirave dhe pjesëve të tjera përbërëse.
  • Përgatitja e ëmbëlsirave të ndryshme si kekë, biskota, torta, petalat, etj.
  • Krijimi i dekorimeve të ndryshme për të shtuar estetikën dhe shijen në ëmbëlsira.
  • Mbajtja e inventarit të lëndëve të para, përfshirë fruta, lëvozhgë, çokollata, qumësht, etj.
  • Zgjedhja e furnizimeve të cilat janë të nevojshme për përgatitjen e ëmbëlsirave.
  • Sigurimi që të gjitha veprimet dhe vendndodhjet janë të pastra dhe të përputhshme me standartet e higjienës.
  • Kontrollimi dhe ruajtja e produktit të bërë në pajtueshmëri me datat e skadimit.
  • Zhvillimi i recetave të reja.
  • Testimi i recetave të reja për të siguruar cilësi dhe shije optimale.

Magazinier : 1 vende pune

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Pranon, kontrollon dhe sistematizon mallrat që hyjnë në depo.
  • Përgatit mallin për dalje dhe e dorëzon sipas kërkesave të departamenteve.
  • Mban evidencë të rregullt dhe ndihmon në inventarizim.
  • Siguron pastërtinë dhe rregullin brenda depo-s.
  • Raporton tek përgjegjësi i depos për çdo mospërputhje apo problem.

E preferueshme :

  • Aftësi për të organizuar dhe sistemuar mallrat sipas standardeve të kompanisë.
  • Të jetë i/e gatshme për punë fizike dhe qëndrim të gjatë në këmbë.
  • Aftësi për të punuar me skaner, inventarizim dhe sistemimin e produkteve (avantazh).
  • Të posedojë aftësi të mira të komunikimit dhe punës ekipore.
  • Përgjegjësi dhe saktësi në kryerjen e detyrave.
  • Fleksibilitet në orar dhe gatishmëri për të punuar me ritëm dinamik.

Staf i shërbimeve të higjienës 1 vende pune :

Përshkrimi i detyrave të punës :

  • Larja dhe dezinfektimi i enëve, gotave, pajisjeve të kuzhinës.
  • Mirëmbajtja e pastërtisë në zonën e larjes dhe në kuzhinë.
  • Organizimi i enëve të pastruara në vendet e duhura.
  • Raportimi për mungesa ose dëmtime të pajisjeve të kuzhinës.
  • Ndihmë në detyra të tjera të thjeshta sipas kërkesave të kuzhinës.

E preferueshme :

  • Nuk kërkohet përvojë paraprake (përvoja përbën avantazh).
  • Aftësi për të punuar me ritëm dinamik.
  • Përgjegjësi dhe kujdes në mirëmbajtjen e pastërtisë.
  • Të jetë e/e gatshme për punë fizike dhe qëndrim të gjatë në këmbë.
  • Aftësi për punë ekipore dhe komunikim të mirë me stafin e kuzhinës.
  • Fleksibilitet në orar sipas nevojave të biznesit.

Transporter – 1 vend pune :

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Transportimi i ëmbëlsirave dhe produkteve të pastiçerisë në mënyrë të sigurt dhe higjienike
  • Kujdes i veçantë gjatë vozitjes për të mos dëmtuar formën dhe cilësinë e produkteve
  • Respektimi i orareve të dorëzimit
  • Ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve me kujdes maksimal
  • Mbajtja e automjetit të pastër dhe të përshtatshëm për bartje
  • Kontrolli i temperaturës së automjetit
  • Verifikimi i porosive para dorëzimit (sasia, lloji i produkteve)
  • Dorëzimi korrekt i ëmbëlsirave te / pikat e shitjes
  • Raportimi i çdo vonese, dëmtimi apo problemi gjatë transportit
  • Bashkëpunim i ngushtë me stafin e prodhimit dhe shitjes

E preferueshme:

  • Patentë shoferi valide (kategoria B)
  • Përvojë e mëparshme si shofer, preferueshëm në bartje ushqimore ose produkte delikate
  • Njohuri bazike për rregullat e higjienës ushqimore
  • Përgjegjësi dhe kujdes i lartë gjatë punës
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
  • Sjellje korrekte dhe profesionale
  • Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës

Gusto’F ‘’The Village ‘’ Ferizaj Gusto &‘Gj ‘’Bulevardi Idriz Seferi’’ Gjilan & Gusto’ M ‘’Bulevardi Adem Jashari ‘’Mitrovice

Përgjegjës/e Ndërrimi 1 vende pune - Përgjegjës/e Ndërrimi 1 vende pune - Përgjegjës/e Ndërrimi 1 vende pune Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kontrollimi dhe vlersimi i dyqanit në tërsi ,nese është gjithqka në rregull për të filluar orari i punës;
  • Kujdeset per nivelin e pastertis në tërsi, ndihmon në procesin e porosive të mallit;
  • Ndihmon në procesin e pergaditjev të porosive të cilat pergaditen ne shank ,dhe kontrollon ato nese jan ne përputhshmeri me rregulloren e Kompanis.
  • Kontrollon qdo porosi të shtypet me kupon fiskal .
  • Kujdeset per kontrollimin e stokut të njesisë punuse dhe barazon atë në qdo fundë muaj .
  • Organizon ndërrimin me stafin ,që puna të zhvillohet me efikasitet .
  • Kontrollon afatin e produktev ,dhe siguron qe ato të servohen ne baze të menus së Kompanis .
  • Kujdeset për mikpritjen e klientve dhe përcjell sjelljet e stafit ,nese është duke u zhvilluar gjithqka në baze të Rregullores së Kompanis.

E preferueshme :

  • Të ketë përvojë pune në sektorin e gastronomisë (minimum 1–2 vite është përparësi).
  • Aftësi për të udhëhequr ekipin, për të motivuar dhe për të ndarë detyrat në mënyrë efikase.
  • Aftësi të mira komunikimi me stafin dhe klientët.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve të shpejta.
  • Pergjegjësi të lartë dhe qasje profesionale në punë.
  • Fleksibilitet për punë me orare .
  • Njohuri bazike të arkës dhe procedurave të pagesave.
  • Aftësi për të mbajtur standardet e higjienës dhe të shërbimit gjatë gjithë ndërrimit.

Gusto’ Prishtina Mall Gusto’B ‘’Rruga B ‘’Prishtinë

Kamarier/e 4 vende pune : Kamarier/e 2 vende pune :

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Mirëseardhja e klientëve me një sjellje të këndshme dhe profesionale.
  • Ofrimi i ndihmës dhe këshillave në përzgjedhjen e produktev .
  • Pranimi i porosive nga klientët dhe sigurimi i regjistrimit të saktë të tyre.
  • Shërbesa e ushqimit dhe pijeve me kujdes dhe saktësi
  • Sigurimi që çdo pjatë është i përgatitur dhe i shërbyer sipas standardeve dhe preferencave të klientëve.
  • Pastërtia dhe përkujdesja e tavolinave dhe zonës së klientëve.
  • Sigurimi i tavolinave të përgatitura me pjatat dhe mbulesat e nevojshme.
  • Bashkëpunimi me kuzhinën për të përcjellë nevojat dhe ndryshimet e klientëve.
  • Komunikimi i vazhdueshëm me ekipin e shërbimit për të siguruar një shërbesë të koordinuar dhe efikase.
  • Pranimi i pagesave nga klientët dhe menaxhimi i arkës.
  • Respektimi dhe zbatimi i ligjeve dhe rregullave të sigurisë ushqimore dhe ambientore.
  • Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve sipas standardeve të vendit dhe legjislacionit.

E preferueshme :

  • Përvojë pune në gastronomi është përparësi, por pranohen edhe kandidatë pa përvojë me vullnet për të mësuar.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje të shkëlqyer ndaj klientëve.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambiente dinamike.
  • Shkathtësi në organizimin e porosive dhe dorëzimin e tyre me saktësi.
  • Mirësjellje, profesionalizëm dhe paraqitje e rregullt.

Gusto ‘Prishtina Mall & Gusto’B ‘’Rruga B’’ Prishtinë

Baristë/e 1 vende pune : Baristë/e 1 vende pune :

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Përgatitja e espresso-s dhe kafesë sipas standardeve.
  • Përgatitja e pijeve të tjera si cappuccino, latte, macchiato, dhe pije të ndryshme sipas menys tone.
  • Përgatitja e qumështit të vaporizuar për pije të tilla si cappuccino dhe latte.
  • Menaxhimi i inventarit të materialeve si kafeje, gota, pjatë, dhe pajisje të tjera te jene te pasterta .
  • Shërbesa e pijeve me profesionalizëm dhe miqësi.
  • Ruajtja e një ambienti të pastër dhe të rregullt në kafene.
  • Pastërtia e aparaturave dhe pajisjeve të përdorura në përgatitjen e pijeve.
  • Sigurimi që zona e punës dhe kafeja janë të pastërta dhe të organizuara gjatë gjithë kohës së punës.
  • Krijimi dhe ndryshimi i menysë së pijeve sipas trendeve dhe preferencave të klientëve.

E preferueshme :

  • Njohuri bazike ose interes për artin e kafesë, përgatitjen e pijeve të ngrohta dhe të ftohta.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje pozitive ndaj klientëve.
  • Aftësi për të punuar shpejt, me saktësi dhe në ambiente të ngarkuara.
  • Fleksibilitet për punë në ndërrime dhe gatishmëri për t’u trajnuar në standardet e kompanisë.
  • Aftësi për mirëmbajtjen e makinës së kafesë dhe higjienës së shankut.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndihmuar kolegët kur është e nevojshme.
  • Kujdes në paraqitje, pastërti dhe profesionalizëm në çdo situate

Gusto’F ‘’The Village ‘’ Ferizaj & Gusto ‘Gj ‘’Bulevardi Idriz Seferi’’ Gjilan

Shankistë/e 1 vende pune : Shankistë/e 1 vende pune :

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Krijimi dhe përgatitja e produktev unike ne baze te menus së kompanis,dhe të personalizuara sipas preferencave të klientëve.
  • Shërbesa e pijeve me profesionalizëm dhe miqësi.
  • Këshillimi i klientëve në zgjedhjen e pijeve dhe embelsirav në përshkrimin e karakteristikave të tyre.
  • Ruajtja e një ambienti të pastër dhe të rregullt në kafene.
  • Pastërtia e aparaturave dhe pajisjeve të përdorura në përgatitjen e pijeve.
  • Sigurimi që zona e punës dhe kafeja janë të pastërta dhe të organizuara gjatë gjithë kohës së punës.
  • Kontrollimi i afatiti te embelsirav dhe produktvev tjer si pije ,pemë, brumra

E preferueshme :

  • • Përvojë paraprake në shank ose në pozita të ngjashme (e preferueshme).
  • • Aftësi për të punuar me makina profesionale të shankut.
  • • Njohje të rregullave të higjienës dhe mirëmbajtjes së pastërtisë.
  • • Shpejtësi dhe efikasitet në periudhat me fluks të madh.

Të interesuarit mund të dergojn cv-ë në e-mailin : [email protected] ose të kontaktojnë në numrin e telefonit:+383 (44 ) 626-700.