business

Thirrje për trajner/e

  • star Publikuar: 23-02-2023
  • star Skadon: 10-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Syri i Vizionit
Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Klinë, Prishtinë
Shikime 42528


Thirrje për trajner/e

Kërkojmë trajner/e për mbajtjen e trajnimeve me grupet e fëmijëve nga shtatë Asambletë Komunale të Fëmijëve- AKF në dhe kryesinë e grupit Respect Our Right’s-ROR mbi “Metodologjitë praktike të avokimit dhe rritja e përgjegjësisë dhe transparencës së institucioneve”

Termat e Referencës

I. Hyrje

Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë edhe më herët, që nga viti 1999, si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës. Që nga fillimi, motoja e organizatës ka qenë “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, të cilës organizata i ka qëndruar besnike. Misioni i organizatës është “Zhvillimi i komunitetit të njerëzve, grupeve joformale, organizatave, rrjeteve, institucioneve dhe donatorëve përmes avokimit, shkëmbimit të informacionit dhe ndërgjegjësimit” dhe SiV përmes veprimit të saj dëshmon se është një organizatë që kryen veprime lokale bazuar në praktikat më të mira.

II. Informata të përgjithshme

Syri i Vizionit (SiV) është duke zbatuar projektin “ Detyrimi ynë për të ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë (SCiK), mbështetur financiarisht nga Sida. Ky projekt ka për qëllim rritjen e ekpertizës dhe kapaciteteve të OSHC-ve, për të avokuar për të drejtat e fëmijëve dhe për t'i mbajtur udhëheqësit përgjegjës qe të ofrojnë qasje të barabartë në sisteme cilësore të mbrojtjes së fëmijëve dhe mekanizma të të drejtave të tyre, si dhe të krijohen kushte dhe mundës qe fëmijët të organizohen dhe të shprehin çështjet e tyre në interesin e përbashkët.

Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve , po punohet në parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve në çdo ambient, krijimin e mekanizmave apo instrumenteve miqësore dhe të besueshme ndaj fëmijëve për të raportuar rastet e dhunës në shkollë, Fuqizimin e grupeve të fëmijëve përmes Asambleve Komunale të Fëmijëve-AKF dhe Grupin Monitorues Respect Our Rights-ROR-ROR, në fushën e të drejtave dhe përfshirjen aktive të tyre në vendimmarrje në nivel lokal dhe nacional.

Pjesë e rëndësishme e programit është ngritja e kapaciteteve, fuqizimi dhe zhvillimi i grupit të fëmijëve ROR dhe nga Asambletë komunalë të fëmijëve në monitorimin e zbatimit të Konventës

Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë dhe mbrojtjen e interesit me të mirë ë fëmijës duke i bërë pjesë të proceseve dhe politikave vendimmarrëse .

III. Objektiva

Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një trajner/e-profesionist/e me përvojë (së paku pesëvjeçare) në ngritjen e kapaciteteve në fushën e avokimit ku përfaqësohet zëri dhe interesi me i mirë i fëmijëve nga vetë ata, si dhe rritja e përgjegjësisë e transparencës së institucioneve gjegjëse, për trajnimin e fëmijëve nga Asambletë Komunale të Fëmjëve- AKF dhe kryesin e grupit ROR në :

  1. “Metodologjitë praktike të avokimit dhe rritja e përgjegjësisë e transparencës së institucioneve”

Trajnimet kanë për qëllim të ngritin kapacitetet e grupeve të fëmijëve nga Asambletë Komunale të Fëmijëve-AKF dhe kryesisë së grupit ROR, në fushën avokuese dhe të përfaqësimit të fëmijëve në vendimmarrje ku preket interesi më i mirë i tyre.

Përfitues të trajnimeve do të jenë shtatë (07) AKF-të e komunave Pejë, Klinë, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë dhe Gjilan) në të cilat Syri i Vizionit dhe Save the Children janë duke zbatuar Programin e Mbrojtjes së Fëmijës dhe Qeverisjes së të Drejtave të Fëmijës.

IV. Kualifikimi i nevojshëm:

  • Diplomë universitare (kualifikimi Master dhe edukimi profesional/joformal në fushën e të drejtave të fëmijeve ,vendimmarrje dhe komunikimit masiv/avokim është përparësi);
  • Dokumentimi i përvojës së trajnimeve/punës në fushat specifike sipas ToR (avokim, transparenc e llogaridhenie si dhe përfshirjen e fëmijëve në vendimarrje etj);
  • Njohuri për parimet e të drejtave të fëmijëve të bazuara në KDF;
  • Njohuri mbi politikat dhe legjislacionin në fuqi, me theks të veçant Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës;
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike, udhëheqëse dhe shkathtësi në shkrim dhe komunikim miqësor më fëmijë;
  • Shkathtësi të mira në të shkruar dhe të folur të gjuhës shqipe dhe angleze.

V. Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Nga trajneri/ja i/e angazhuar pritet të:

  • Zhvilloj materialet e trajnimit në konsultim me stafin përgjegjës të SiV-it dhe SCiK-së për rishikim dhe miratim paraprak;
  • Përgatisë materialet e nevojshme shtesë për trajnim për secilen komunë (rendin e ditës për trajnim si dhe pyetësorët para dhe pas trajnimit) në konsultim me stafin përgjegjës të SiV-it dhe SCiK-së për rishikim dhe miratim paraprak;
  • Udhëheqë trajnimin me profesionalizëm, sqarojë dhe shtjellojë tematikën dhe termet përkatëse në në pajtim me 9 rregullat për pjesëmarrje të sigurtë dhe kuptimplotë të fëmijëve: https://resourcecentre.savethechildren.net/document/nine-basic-requirements-meaningful-and-ethical-childrens-participation/
  • Dorëzojë draft raportin narrativ të angazhimit, përfshirë objektivat, realizimin e trajnimeve, dhe të dalurat nga pyetësorët, jo më vonë se pesë (5) ditë pune pas mbajtjes së trajnimeve;
  • Dorëzojë raportin narrativ përfundimtar se bashku me timesheet tek SiV jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë pranuar komentet e mundshme nga SiV dhe SCiK.

VI. Angazhimi i Ekspertit/es:

Eksperti/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me Syri i Vizionit- nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument. Angazhimi do të bëhet gjatë muajit mars dhe prill në bazë ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e mëposhtme:

DetyratKohëzgjatja
Përgatitja e metodologjisë së punës për trajnime (materialet në Power Point, rendin e ditës, pyetësorët para dhe pas secilit trajnim dhe materialet tjera shtesë të nevojshme) 1 ditë
Mbajtja e trajnimeve 7 ditë
Përgatitja dokumenteve udhëzuese dhe raportit narrativ 1 ditë
Gjithsej:9 ditë

VII. Kushtet e Pagesës:

Pagesa e ekspertit/es do të bëhet sipas kontratës përkatëse për kryerjen e shërbimeve dhe timeshet që do të plotësohen nga ai/ajo, ose do të përgatitet nga SiV e do nënshkruhet nga Eksperti/ja. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të të gjitha trajnimeve dhe dorëzimit të dokumenteve të përcaktuara me ToR.

Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është po ashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe Pension) prej 10% të shumës bruto. Shpenzimet e ushqimit gjatë trajnimeve do t’i mbulojë organizatori.

VIII. Dokumentet e kërkuara dhe procedura për aplikim:

  1. Kopja e diplomës universitare (ndonjë certifikatë e licencimit nga institucioni përgjegjës konsiderohet përparësi);
  2. Përshkrimi i metodologjisë së punës, duke përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të materialeve për trajnim dhe mbajtjen e trajnimeve, pyetësorët para dhe pas;
  3. Një letër motivuese ku përfshihet përvoja e punës dhe ekspertiza që ai/ajo mund të ofrojë në fushën e trajnimeve “Avokim dhe llogaridhënie e transparenë si dhe përfshirje në vendimarrje”, apo dokumenteve të ngjashme të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve, apo të ngjashme ku mbrohet dhe përfaqëaohet interesi më i mirë i tyre;
  4. Një plan tentativ të punës/trajnimeve;
  5. Biografia - CV
  6. Propozimi financiar*

*Oferta financiare duhet të jetë e hollësishme për secilën punë që do të realizohet, duke përfshirë, zhvillimin e modulit dhe materialet e trajnimit, mbajtjen e trajnimeve dhe shkrimin e raportit.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën:

[email protected] ose [email protected] me subjektin: Aplikacioni për Mbajtjen e trajnimeve me Asambletë komunale të Fëmijëve.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është me datë: 10 Mars 2023, ora 16:00.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!