
Oriental Mushrooms L.L.C
KONKURS PUNE
- Kompania Oriental Mushrooms L.L.C për nevojat e saja për industrinë e prodhimit të ushqimit për fabriken prodhuese për kultivimin e kërpurdhave kultura bujqësore: Eryngii në Fshatin Banullë, Lipjan, ku pjesa më e madhe e vëllimit të prodhuar eksportohet në zonën e BE-së, ndërsa pjesa tjetër shitet në tregun vendas dhe atë fqinj, kompania hap konkurs për:
Inxhinier për klima (HVAC)
Përgjegjësitë kryesore:
- Projektimi, instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit (HVAC) në ambientet e fabrikës.
- Monitorimi dhe optimizimi i funksionimit të sistemeve klimatike për efikasitet energjetik dhe cilësi të ajrit.
- Zgjidhja e problemeve teknike dhe reagimi ndaj defekteve në sistemet e klimatizimit.
- Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe menaxhmentin për planifikimin dhe realizimin e projekteve klimatike.
- Sigurimi që sistemi HVAC plotëson standardet e sigurisë dhe kërkesat ligjore.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Inxhinieri Mekanike, me specializim në Sistemet e Ngrohjes, Ventilimit dhe Klimatizimit (HVAC).
- Eksperiencë e dëshmuar në punë me sisteme klimatike dhe ngrohjeje.
- Njohuri të mira të termodinamikës dhe teknologjive të HVAC.
- Aftësi për punë në ekip dhe zgjidhje të problemeve.
- Njohje e gjuhës angleze është përparësi
- Të paktën 1 vit përvojë pune në fushën e sistemeve HVAC ose klimatike industriale;
📍 Lokacioni: Rr. Ymer Prizreni, Banuellë, Lipjan
📧 Aplikimet dërgohen në: info@orientalmushrooms.com
📞 Tel: +383 49 971 923
🗓 Afati i aplikimit: Deri më 12.07.2025