M Group LLC - Përfaqësuesi zyrtar i BMW & Mini në Kosovë, shpallë konkurs për pozitën në vijim:
Asistente Financiare (1 pozitë)
Detyrat kryesore:
- Përgatitja e faturave
- Regjistrimi i faturave të shitjes dhe blerjes
- Përgatitja, kontrollimi dhe raportimi i Librit të Blerjes/Shitjes
- Administrimi i dokumentacionit të automjeteve
- Regjistrimi i veprimeve të Depos
- Ndjek ecurinë e pagesave/obligimeve të klientëve
Kualifikimi i nevojshëm:
- Diplomë universitare - Fakulteti Ekonomik
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi me klientë
- Zotërim shumë të mirë të gjuhës Angleze - Gjermane
- Njohuri kompjuterike
- Përvojë pune në Financa
Të interesuarat për pozitën e lartëcekur, mund të aplikojnë duke dërguar CV-në të bashkangjitur me foto në adresën elektronike [email protected]
Kohëzgjatja e aplikimit është deri me datën 31 Mars 2024.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.