-thumbnail.jpg)
Jemi ne kerkim të një: CONTENT CREATOR
Pershkrimi i punës
Kompania Albina Dyla B.I është në kërkim të një vajze energjike dhe kreative që ka aftësi në krijimin e përmbajtjes vizuale dhe digjitale për t’iu bashkuar ekipit tonë si Content Creator!
Në këtë rol, do të jeni përgjegjëse për realizimin e ideve kreative, krijimin e videove, fotove dhe materialeve të tjera vizuale që lidhen me komunikimin tonë të përditshëm dhe projektet që janë në zhvillim.
Detyrat dhe pergjegjesite:
- Shije vizuale dhe ndjenjë estetike të zhvilluar
- Aftësi për të përdorur telefonin në mënyrë kreative dhe/ose njohuri bazike në ndonjë program për editim (p.sh. CapCut, Canva, InShot, etj.)
- Kreativitet dhe spontanitet për të kapur momentet e duhura gjatë ditës së punës dhe për t’i kthyer ato në përmbajtje tërheqëse.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me iniciativë.
- Krijimi i videove dhe fotove për rrjetet sociale dhe materialet e brendshme. Bashkëpunim me ekipin për të sjellë në jetë ide kreative.
- Menaxhimi dhe zhvillimi i përmbajtjes vizuale që përfaqëson identitetin tonë.
Çfarë Ofrojmë:
- Një ambient pune dinamik dhe mbështetës.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Pagë konkurruese.
Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi pune, ju lutemi na deroni email në: humanresources@albinadyla.com
Apliko shpejtë përmes sistemit!