Kompani
Pestova Sh.P.K
Kategoritë
Agrokulturë, Të tjera, Depo, Shofer
Numri i pozitave
11
Vendi i punës
Vushtrri
Shikime
2998
KONKURS PUNE
Vendi I punës - Pestovë / Vushtrri
(3)- Shofer Kamioni – Kategoria C+E
Detyrat dhe përgjegjësitë ;
- Liferimi I mallit tek klientet e caktuar;
- Vozitja e mjetit motorik te nderrmarjes dhe pergjegjesia e mjetit motorik,
- Pergjegjes per mallin e ngarkuar ne mjetin motorik te cilin e drejton,
- Pergjegjes per mallin e pranuar dhe dorezuar tek klienti,
- Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur,
- Detyra dhe pergjegjesi te tjera qe I caktohen nga mbikqyresi;
Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;
- Kandidatët duhët të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë përvojë pune si shofer i kamionit se paku 1 vit;
- Njohuri per terenin e Kosoves;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë e cila kërkohet për pozitën të cilën aplikon (C+E).
(2) – Agronom
Detyrat dhe përgjegjësitë ;
- Planifikon operimet e sektorit te bujqesise;
- Kryen porositë për furnizim me impute bujqesore;
- Kryen kontrolle te vazhdueshme ne parcelat e kultivuara/mbjellura me patate;
- Kryen kontrolle te vazhdueshme te patateve ne depo;
- Përgjegjesi te tjera te ngjashme te cilat kerkohen nga nje Agronom,
Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;
- Pervoje se paku dy vite ne pozite te ngjashme;
- Te posedoj diplome Universitare;
- Njohuri bazike kompjuterike;
- I gatshem per pune ekipore.
(4) - OPERATORË/E PER PAKETUESE
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikqyrja e paketueses
Kriteret dhe kushtet e nevojshme:
- Njohuri bazike te gjuhes Angleze;
- Aftesi te mira kompjuterike;
- Shkolla e mesme teknike;
- Pervoja e punes eshte perparesi;
- Të jetë banues/e në komunen e Vushtrris dhe rrethinen e saj.
(2) Kryedepoista
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Udhëheq me stafin dhe organizon punën në depo;
- Organizon mallin në depo si dhe bënë numrimin fizik te stoqeve në të;
- Kontrollon mallin per liferim sipas porosive te printuara;
- Planifikon hapësirën për stoqet;
- Është përgjegjës pёr pastërtinë brenda dhe rreth depos;
- Kryen edhe punë tjera sipas me kërkesë të eprori
Kualifikimet e kërkuara:
- Minimum shkolla e mesme e përfunduar;
- Aftesi te mira kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
- Tё jetë nё gjendje tё motivoj veten dhe tё tjerët;
- Pervoja e punes eshte perparesi;
- Të jetë banues/e në komunen e Vushtrris dhe rrethinen e saj.
Benefitet shtesë në kompaninë Pestova Sh.p.k ;
*Ofrojm vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji të avancuar.
*Kontratë pune afatgjate.
*Mundësi aftësimi profesional.
*Ambient miqësor pune.
*Sigurim shëndetësor.
Të gjithë të interesuarit për poziten e lartëcekur mund të aplikojnë nga 30.07.2024 deri me 30.08.2024:
- Duke plotësuar formularin për aplikim tek zyret e Kompanise Pestova,
- Apo duke dërguar CV-në në email adresen : [email protected]