business

Përfaqësuese e Shitjes (10)

  • star Publikuar: 19-09-2023
  • star Skadon: 10-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Buçaj Sh.p.k
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 10
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 6031

Ftesë për të gjitha lideret e ardhshme!

Filloni karrieren tuaj në Buçaj, aplikoni për 10 pozitat e hapura si Përfaqësuese të Shitjes!

Buçaj është korporatë lidere në lëminë e distribuimit të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore!

Ne përfaqësojmë mbi 40 brende ndërkombëtare, ndër to janë: Argeta, 7 Days, Bake Rolls, Marlboro, Finish, Air Wick, Peyman, Vitalia, Borotalco, Rio Mare, Chio Chips e shumë të tjera!

Korporata jonë është duke u rritur, prandaj edhe do të ofrojmë mundësi punësimi për 10 pozita si Përfaqësuese e Shitjes, duke ju mundësuar të fitojnë përvojë pune në fushën e shitjes.

Roli kryesor i Përfaqësueses së Shitjes është të vizitoj pikat shitëse siç janë: hipermarketet dhe supermarketet, dyqanet e lagjeve etj., për të realizuar shitjen e produkteve që përfaqëson korporata Buçaj.

Përgjegjësitë dhe detyrat e tjera janë:

  • Përcjellë realizimin e planit të shitjes të përcaktuar;
  • Bën përgatitjet para daljes në teren, ku vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • Mbanë evidencë për prezencën e produkteve për të cilat është përgjegjëse, në pikat e shitjes të vizituara brenda javës;
  • Përcjellë konkurencën, çmimet, aktivitete promovuese, konkurrencën jo-lojale dhe informon mbikqyrësin;
  • Konsultohet me mbikqyrësin për problemet eventuale dhe raporton për ditën e kaluar.

Çka ne ofrojmë?

  • Kontratë të punës të rregullt;
  • Bonuse shtesë pas periudhës tre mujore;
  • Sigurimi shëndetësorë nga korporata;
  • Orari i punës: Hëne-Premte 7:30-15:30;
  • Trajnime profesionale;
  • Kurse të gjuhes Angleze;
  • Prioritet në promovim krahas kandidatëve të jashtëm.

Çka ne kërkojmë?

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Kandidatët duhet të posedojnë patent shofer- Kategoria B.

Puna si Përfaqësuese e Shitjes, është një mundësi shumë e mirë për fillimin e karrierës në industrinë e tregëtise, si një prej industrive dominante në Kosovë!

Andaj, mos hezito, eja dhe bëhu pjesë e folesë së cilësisë dhe siguroj vetës të ardhmën e ëndërrave tuaja!

Të interesuarat për këtë mundësi, CV-në tuaj mund t’a dërgoni në email-in: [email protected]