business

Ftesë për Prokurimin e një Agjencie të Brendimit dhe Menaxhimit të Eventeve për shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)


Ruaj
  • star Publikuar: 16-01-2026
  • star Skadon: 30-01-2026
Kategoritë Ftesë për Ofertë
Vendi i punës Prishtinë

SHPALLJE

Ftesë për Prokurimin e një Agjencie të Brendimit dhe Menaxhimit të Eventeve për shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)

Në vitin 2026, FKGK do të shënojë 10-vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) planifikon të organizojë dy evente të nivelit të lartë në muajin prill 2026: një Konferencë Ndërkombëtare tërëditore, e pasuar nga një Mbrëmje Gala. Të dyja eventet do të mbahen më 23 prill 2026 dhe secila pritet të ketë deri në 300 pjesëmarrës, duke përfshirë zyrtarë të lartë qeveritarë, donatorë ndërkombëtarë dhe partnerë vendorë, institucione financiare, mysafirë nga institucionet dhe shoqatat ndërkombëtare për garanci kreditore, përfaqësues nga sektori privat dhe palë të tjera kyçe të interesit.

Përmes këtij procesi të prokurimit, FKGK synon të angazhojë një Agjenci të kualifikuar dhe me përvojë në Brendim dhe Menaxhim të Eventeve, për të ofruar mbështetje profesionale në brendimin dhe vizualizimin e këtij përvjetori, promovimin dhe komunikimin e këtij momenti të rëndësishëm institucional tek publiku përmes kanaleve të ndryshme mediatike, dizajnimin dhe prodhimin e materialeve të marketingut dhe komunikimit, si dhe koordinimin e detajuar dhe realizimin e eventeve të përvjetorit, duke përpunuar dhe zbatuar temat e paracaktuara të konferencës dhe formatit të darkës gala.

Agjencia e përzgjedhur do të sigurojë prezantimin koherent të përmbajtjes, brendimin konsistent dhe vizualizim me cilësi të lartë, si dhe koordinimin dhe lehtësimin e realizimit të të dyja eventeve, në përputhje me objektivat institucionale dhe standardet e komunikimit të FKGK-së.

FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozime (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar – kompani profesionale të regjistruara në Kosovë – të përgjigjen ndaj kësaj thirrje.

Përgjigjet e ofertuesve duhet të dëshmojnë qartë që plotësojnë kriteret e mëposhtme të detyrueshme:

  • Minimum pesë (5) vite përvojë të dëshmuar në shërbime të brendimit, dizajnit dhe marketingut. Përvojë të dëshmuar në prodhimin dhe koordinimin e materialeve audio-vizuale dhe video, përfshirë përmbajtje digjitale lidhur me eventet. Aftësi të fuqishme kreative, të brendimit dhe dizajnit. Të paraqes profilin e kompanisë dhe portofolin e punëve të realizuara gjatë tri (3) viteve të fundit, si dhe tri (3) referenca nga tri (3) vitet e fundit.
  • Disponueshmëri të stafit profesional të kualifikuar dhe resurseve të mjaftueshme teknike dhe operacionale për planifikimin, menaxhimin dhe realizimin e eventeve me përmasa dhe kompleksitet të ngjashëm. Të dorëzohen CV-të e anëtarëve të propozuar të ekipit dhe rolet e tyre.
  • Përvojë e rekomanduar në planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve të ngjashme. Preferohet të ofrohen tri (3) referenca gjatë pesë (5) viteve të fundit.
  • Regjistrimin dhe licencën e vlefshme të biznesit në ARBK.
  • Një deklaratë të nënshkruar që konfirmon transferimin e të drejtave të plota të pronësisë intelektuale (logo, vizuale, etj.) te FKGK.
  • Deklaratë nën betim (https://fondikgk.org/mundesi-partneriteti/).

Mos përmbushja e kritereve të mësipërme të detyrueshme nga ofertuesi do të rezultojë në përjashtim nga vlerësimi i mëtejshëm gjatë procesit të përzgjedhjes.

Ofertuesit e interesuar që plotësojnë kriteret e përshtatshmërisë ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës, sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP.
FKGK nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.

Afatet janë si më poshtë:

  • Afati i fundit për kërkesë të Kërkesës për Propozime (KPP): 23.01.2026, ora 15:00
  • Afati i fundit për dorëzimin e pyetjeve: 23.01.2026, ora 15:00
  • Sesioni informues për pyetje dhe përgjigje do të mbahet më: 27.01.2026, në zyrat e FKGK-së, ora 10:00.

Kërkesa për promozime (KPP-ja) mund të kërkohet vetëm përmes dërgimit të një emaili në adresën: [email protected] .

Kërkesa me email duhet të përfshijë:

  • Emrin e kompanisë, adresën zyrtare të regjistruar, numrin e telefonit, adresën e emailit dhe faqen e internetit.
  • Emrin e personit të caktuar për kontakt / lidhje për KPP-në në kompani, pozitën, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
  • Adresën e emailit ku duhet të dërgohet KPP-ja, nëse është ndryshe nga ajo e personit të kontaktit / lidhjes.