Në përputhje me nenin 48, paragrafin , nën paragrafin 1.12 të Ligjit Nr. 08/L-257 mbi Administrimin e Procedurave Tatimore si dhe bazuar në depozitat ligjore sipas nenit 16 të Ligjit Nr. 03/L- 212 të Punës, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës shpall:
KONKURS
përpranimin e pesëdhjetë(50) studentëve për punë praktike
Informata të Përgjithshme:
Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) ofron mundësi për punë praktike me pagesë për studentë aktiv, me qëllim që stafi profesional i Administratës Tatimore të Kosovës të ndajë përvojat e tyre me studentët të cilët do ta realizojnë këtë praktikë dhe e cila ju mundëson lidhjen midis njohurive të fituara gjatë studimeve dhe punës praktike në Administratën Tatimore të Kosovës.
Për këtë qëllim, Administrata Tatimore e Kosovës ofron mundësi të angazhimit të pesëdhjetë(50) studentëve aktivë, nën kushtet dhe kriteret si në vijim:
Lartësia e pagesës: 350 euro (bruto) në muaj;
Orari: i rregullt;
Kohëzgjatja: gjashtë(6) muaj;
Lokacioni: Puna praktikë do të realizohet nëpër Departamentet Tatimore Rajonalesi në vijim:
Prishtinë 15 praktikant
Mitrovicë 5 praktikant
Pejë 5 praktikant
Prizren 10 praktikant
Gjakovë 5 praktikant
Ferizaj 5 praktikant
Gjilan 5 praktikant
Fusha e realizimit të praktikës:
Studentët do të angazhohen në kryerjen e detyrave dhe aktiviteteve së bashku me stafin e Administratës Tatimore.
Puna praktike kryesisht do të kryhet në terren dhe fokusi do të jetë në vendosjen e stikerave (etiketave ngjitëse) nëpër objektet e bizneseve që zhvillojnë veprimtari ekonomike në territorin e Kosovës.
Kriteret për aplikim:
- Kandidatët për punë praktike duhet të jenë studentëaktivë të studimeve themelore.
- Me qëllim të përzgjedhjes së studentëve më të mirë për angazhim krahas shqyrtimit të aplikacioneve dhe dokumenteve mbështetëse, Administrata Tatimore do të organizojë një intervistë të shkurtër me kandidatët e interesuar për angazhim.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Aplikacioni zyrtar të ATK-sëpër punë praktike;
- Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për punë praktike në ATK;
- Listën e notave nga universiteti përkatës për studentët aktivë;
- Njëletër referencë;
- Kopjae letërnjoftimit apo ndonjë dokumenti tjetër identifikues.
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Afati për aplikim për kandidatët e interesuar do të jetë e hapur tetë (8) ditë kalendarike nga dita e shpalljes së konkursit në ueb faqen zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës: www.atk-ks.org , respektivisht prej datës: 09.12.2025 deri me datën 16.12.2025 në ora 16.00. Aplikacioni për punë praktike mund të shkarkohet në ueb faqen zyrtare të ATK-së.
Kandidatët e interesuar për punë praktike, dokumentacionin e kompletuar duhet ta dërgojnë në formë elektronike tek Udhëheqësja e DBNJ në emal adresën zyrtare: [email protected] , apo fizikisht në Divizioni e Burimeve Njerëzore në Zyrën Qendrore të ATK-së në adresën: Këndi i Rrugëve Bil Klinton dhe Dëshmorët e Kombit p.n. Prishtinë.
Numri kontaktues: 03833820025022