business

Njoftim për Furnizim me shërbimin për hapjen e Puseve për ujë të pijëshëm, pompa dhe material percjelles

  • star Publikuar: 13-02-2023
  • star Skadon: 27-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 29470

Njoftim për Furnizim me shërbimin për hapjen e Puseve për ujë te pijëshëm, pompa dhematerial percjelles:

Data e përgatitjes së njoftimit: 13/02/2023

Nr. T-02/2023

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjia Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti që ka për qëllim hapjen e puseve/bunarëve për ujë te pijshëm ne komunën e Skenderaj, hapja e puseve / bunarëve do të bëhet për rreth 30 familje, po ashtu edhe për 30 familje do të hapen puse / bunare në Komuna të ndryshme të Republikes te Kosoves Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit ne bashkëpunim me komunen ku do te implementohet projekti.

Sasia e planifikuar është për hapjen eshte rreth 60 puseve/bunarëve për përkrahje me ujë te pijshëm dhe ujitje, duke përfshire te gjitha fshatrat ne Republiken e Kosoves qe do te implementohet projekti. Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova, periudha e implementimit do te jete nga data: 20 Mars 2023 deri me 20 korrik 2023. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjor Lloji
1.Certifikate e Biznesit Kopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se ka të drejtë ligjore të ushtrojë veprimtarinë e hapjes së bunarëve dhe se do ti përmbahet të gjitha praktikave më të mira për mbrojtjen e mjedisit. E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
5Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëm E vulosur dhe e nënshkruar
6TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00

Lot.1
# Specifikacioni per hapjen e puseve ( bunarëve)

Kompanitë ofertuese duhet ta kenë kapacitetin për hapjen e puseve me gypa betoni deri ne 45 metër dhe me gypa plastik deri ne 130 metër.

Gypat e plastikes te jenë te lidhur njeri me tjetrin me fileta dhe pas vendosjes se gypave te vendoset zhavori.
Certifikimi i gypave te plastikes dhe betonit qe i plotëson kriteret për ujë te pijshëm dëshmi.

Kuotimi financiar:

PikaPërshkrimiÇmimi për një metër thellësi në euro
1Hapja e pusit me gypa betoni diametri i gypit Fi Ø 800 Cm,
2Hapja e pusit me gypa plastik vendosja e gypave Fi Ø 140 cm vendosja e zhavorit, certifikimi i gypave
3Ne rast te deshtimit ku nuk ka uje dhe nuk vendosen gypat, te shenohet zbritja e cmimit me perqindje nga cmimi total

Lot.2
#Specifikacioni per pompa dhe material percjelles:

Kuotimi financiar:

Nr.EmërtimiFirma e prodhuesitÇmimi për njësiGarancioni Vlera
1Pompe ujë zhytëse inox 0,75 kw me mbrojtje monofasore -
2Pompe ujë zhytëse inox 1.1 kw me mbrojtje monofasore -
3Boce 24 Lit. -
4Kabell fleksibile 4x1.5 -
5Kabell fleksibile 4x2.5
6Qeshme për Oborr ¾ metalike -
7Redukus 1 – 3/4
8Redukus 6/4 – 1
9Redukus 5/4 – 1
10Redukus 1 – 3/4
11Alkaten 1
12Alkaten 3/4
13Ventill jo kthyes 1
14Gjysem lidhese 3/4
15Gjysem lidhese 1
16Litar per mbajtje pompe
17Dupellnipell 1
18Dupelnipell ¾
19Te 5 drejtimeshe 1
20Manometer 0 – 10 bar
21Nderpreres I shtypjes monofazore 1.5 – 6 bar
22Alkaten lidhse 1
23Alkaten lidhse 3/4
24Alkaten lidhse 1
25Alkaten lidhse 3/4
26Izolim kablle
27Total:

Vërejtje: Ofertimi per Lot.1 dhe Lot.2 te jene te ndara dhe te kompletohen dokumentet per secilin Lot. veç e veç, ne menyre qe IRK të kontraktoj ofertën më të mirë për secilën pikë veç e veç.

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull: “Loti 1 Oferta për hapjen e puseve Islamic Relief Kosova”, ndersa “Loti 2 Oferta per pompa dhe material percjelles - Islamic Relief Kosova” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë: 27/02/2023 në ora 14:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.