
“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
Pozita: Operator/e në Qendrën e Kujdesit për Klientë
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Përgjigjet në thirrjet e klientëve të cilëve ju ndihmon nëzgjidhjen e problemeve bazike me shërbimet Internet dhe “DTV”, duke u bazuar në udhëzuesit e kompanisë për secilin problem;
- Informon klientët në lidhje me shërbimet të cilat i ofron “Artmotion”;
- Regjistron çdo thirrje telefonike si tiketënë “ticketing system”, duke bërë hapjen e rastit me të dhënat e domosdoshme dhe e delegon në raste të veçanta nëpër departamentet tjera si dhe e përcjellë rastin deri në mbyllje të tiketës me zgjidhjen e caktuar;
- Te jetë i gatshëm të punojë nën presionin e telefonatave dhe të jetë fleksibil në ndërrimet e orarit;
- Të bëjë konfigurimet e pajisjeve bazike (modem dhe CPE).
- Ofron ndihmë dhe këshilla te klienti duke përdorur CRM dhe njohurit për produktin dhe paisjet;
- I raporton Menaxherit të Qendrës së Kujdesit ndaj Klientëve, varësisht se si kërkohet;
- Bashkëpunon ngushtë me kolegët në emër të ofrimit të shërbimit sa më të mirë te klientët dhe ndarjes së njohurive brenda departamentit.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universiteti (e preferueshme) ose Diploma e shkollës së mesme,
- Përvojë pune në Dep. e “Call Center” (e preferueshme);
- Njohuri teknike (elementare) në telekomunikacion;
- Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
- Aftësi të shkrimit të raporteve;
- Njohuri të Gjuhës Angleze (e preferueshme);
Benefite shtesë:
- Pagë kompetitive si dhe bonuse mujore;
- Sigurim Shëndetësor;
- Shujtë ditore;
- Ambient i shkëlqyeshëm i punës;
Aplikimi bëhet edhe përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected] . Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën.
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 22.09.2025, Ora 16:00h.
Apliko shpejtë përmes sistemit!