business

Mësimdhënës për Matematikë (gjysmë normë/normë e plotë)

  • star Publikuar: 24-11-2022
  • star Skadon: 01-12-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 13589

The British School of Kosova

shpall

KONKURS

Për pranimin e mësimdhënësve, për vitin shkollor 2022/23, si vijon:

  1. Mësimdhënës për Matematikë (me normë të plotë);
  2. Mësimdhënës për Matematikë (me gjysmë normë).

Kushtet për konkurrim:

Për vendet e lartshënuara për mësimdhënës, kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimit Administrativ të MAShT-it nr. 06/2015, Normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm;

  1. E domosdoshme përgatitja shkollore universitare për drejtimin ku aplikoni;
  2. Përvojë pune në ndonjë institucion edukativo-arsimor në profesion;
  3. Njohja e Gjuhës Angleze (e dëshirueshme);
  4. Njohuri kompjuterike (e dëshirueshme);
  5. Trajnime të programeve të akredituara për zhvillim profesional.

Dokumentacioni i nevojshëm

  1. CV;
  2. Letra motivuese;
  3. Kopjet e dokumentacionit përkatës;
  4. Dëshminë që vërteton përvojën e punës.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 1 dhjetor 2022.

Pas mbylljes së konkursit, përpilohet lista e të përzgjedhurve për intervistë dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online në web faqen e shkollës ose të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në:

The British School of Kosova,

Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë

apo në email adresën: [email protected]

Dokumentacioni dorëzohet në kopje dhe është i pakthyeshëm. Nuk japim përgjegjësi për dokumentacionin e dorëzuar në origjinal!