Kompani
Mercom Company
Kategoritë
Financa, Ligjore, Shitje, Depo, Arkitekt
Numri i pozitave
7
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
5491
MERCOM COMPANY - Konkurs për:
Administratë dhe Financa
1X Juriste
2X Asistente e Financave
Peugeot Kosova
2X Konsulentë të Shitjes
1X Depoist
Ndërtim
1X Arkitekt
Juriste
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përfaqëson kompaninë në të gjitha gjykatat e vendit, prokurori, përmbarues privat, dhe institucione tjera shtetërore dhe merr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e interesave legjitime të kompanisë;
- Përgatitë kontrata në lidhje me afarizmin e kompanisë;
- Përgatitë kontrata të punës, vendime të pushimeve, vendime për shqiptimin e masave disiplinore, vendime për ndërprerje të marrëdhënies së punës, e tjera;
- Përgatitë akte të brendshme të Kompanisë dhe harmonizimin e tyre me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
- Dhënien e këshillave ligjore dhe opinioneve të kërkuara nga menaxhmenti;
- Kryen edhe punë tjera profesionale në përputhje me vendin e punës dhe sipas nevojës.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Juridik;
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
- Etikë në punë dhe integritet të lartë;
- Shkathtësi për menaxhim të punës nënpresion;
- Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
- Njohja e gjuhës angleze;
- Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme;
- Përvojë pune (e preferushme).
Asistente Financiare (2 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pranon dhe regjistron faturat e shitjes / blerjes në sistemin kontabël;
- Ofron ndihmë në punët e kontabilitetit në bazë të kërkesës së personit përgjegjës;
- Kontrollonë saktësinë e faturave dhe dokumentacionit të kompanisë;
- Bënë deklarimet online të taksave dhe tatimeve;
- Mbanë me korrektësi dokumentacionin në dosje;
- Të mirëmbajë komunikim të rregullt me klientët;
- Kryen dhe punë dhe detyra tjera të cilat i kërkohen nga udhëheqësi.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Juridik;
- Njohuri të mira të kompjuterit dhe pakos Microsoft Office;
- Njohuri të mira në ndonjë softueri të kontabilitetit/financave;
- Njohuri të mira në fushën e financave, kontabilitetit dhe tatimeve;
- Njohja e gjuhës angleze;
- Aftësi të mira në të shkruar dhe në të folur;
- Të posedoj Patentë Shofer (kategoria B) e domosdoshme;
- Përvojë pune (e preferushme).
Konsulentë/e shitjes (2 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të bëjë prezantimin e veturave;
- Të ndërtojë raporte me klientët ekzistues dhe ata potencial;
- Të komunikoj përmes email apo telefonit me klientët potencial;
- Të përpiloj oferta në bazë të kërkesave të klientëve;
- Të kryej procedurat e shitjes së veturave;
- Të analizojë nevojat e tregut;
- Të mirëmbajë dokumentacionin e shitjes dhe mbikëqyrë sistemin e shitjes;
- Të bëjë prezantim në baza mujore për rezultate e shitjes;
Kualifikimet:
- Të ketë përvojë në shitje (e preferueshme përvoja në shitje të veturave);
- Të ketë njohuri të veturave;
- E preferueshme të ketë Diplomë Universitare në: Menaxhment, Ekonomik apo të ngashme.;
- Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
- Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme);
- Të ketë aftësi negociuese dhe komunikuese;
- Të jetë në gjendje të punojë në grup;
- Të jetë në gjendje të punoj nën presion;
- Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.
Përgjegjës i Depos
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtja dhe organizimi i Depos;
- Përgjegjës për stokun dhe inventarin në Depo;
- Regjistrimi i stokut në Depo;
- Përgatitja e porosisë për transport;
- Përgaditja dhe kontrollimi i dokumentacionit lidhur me transportin;
- Përgjegjës për pranimin, ngarkimin dhe shkarkimin e mallit;
- Komunikimi ditor me përgjegjësit e servisit dhe pjesën e pranimit;
- Komunikimi me depon qendrore në baza të rregullta;
- Raportimi në bazë javore/mujore/vjetore për aktivitetet në depo.
Kualifikimet:
- Të ketë përvojë në menaxhimin e depos (e preferueshme përvoja në sektorin e autoindustrisë);
- Të ketë aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe sistemimi;
- Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
- Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme);
- Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.
Arkitekt/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të jetë i/e diplomuar në arkitekturë (Bachelor);
- Përvojë se paku 2 vite në Arkitekturë;
- Të jetë i/e aftë të punoj në ekip dhe i/e vetëm;
- Aftësi në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur;
- Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
- Përvojë të gjerë me ArchiCad, AutoCAD (përparësi nëse ka njohuri edhe në: 3ds MAX, Lumion, Photoshop) dhe Microsoft Office.
- Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme);
- Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.
Aplikimi bëhet duke dërguar CV-në tuaj dhe dokumentacionin tjetër në lidhje me kualifikimin dhe përvojën e punës, në e-mail adresën: [email protected]
Në subjekt shenoni pozitën për të cilën aplikoni.