Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Dragash shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit Specialistë Ligjor
Institucioni Komuna Dragash
Nr. i Referencës RN00009938
Kodi RPC0003652
Data e njoftimit 14.09.2022
Afati për aplikim 05.10.2022 - 12.10.2022
1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin për zbatimin e objektivave nërealizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve në fushën e gjendjes civile;
- Shqyrton kërkesat e palëve dhe përgatit aktvendime për korrigjimin e gabimeve të cilat kanë ndodhur me rastin e regjistrimit në librat amzë, aktvendime lidhur me ndërrimin e emrit, të mbiemrit dhe regjistrimetë mëvonshme në librat amzë të të lindurve;
- Bënë regjistrimin e ngjarjeve të gjendjes civile në librat amzë përkatës;
- Kujdeset për ruajtjen dhe përdorimin e Regjistrave të Gjendjes civile;
- Regjistron faktet e lindjeve, martesave dhe vdekjeve në Regjistrat e Gjendjes Civile;
- Përditëson të dhënat e qytetarëve dhe përcjell ndryshimet e gjendjes statusore të qytetarit:
- Merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet ;
- Ofron këshilla në fushën e ekspertizës së kërkuara brenda institucionit ;
- Raporton rregullisht te Udhëheqësi për detyrat e kryera sipas planit ;
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
2. Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar:diploma e shkolles se mesme,Diplomë/a të studimeve universitare te paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
- Kualifikime të posaçme formale:fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Administratë Publike
- Përvoja e punës e kërkuar: dy vite. e deshmuar me trust pensional te kosoves
4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
- Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
- Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
- Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
- Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
5. Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni | Organizata/Vendi i punës |
RPC0003041 | RN00009299 | Zyrtar për GjendjeCivile 1 | Profesional 3 | 6 | Komuna Dragash | Drejtoria per Administrate/ komuna dragash |
6. Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit universitar;Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës; Aftësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar me stafin e nivelit administrativ; Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe të vlerësimit të informacionit;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11. Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
konkursi shpalletne zyren e Gjendjes Civilene Dragash- per komunitete
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen