business

Zyrtar/e i/e Lartë i/e Financave

  • star Publikuar: 24-06-2024
  • star Skadon: 10-07-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1327

Klinika Amerikane "Dr. Behar Kusari" si një nga Institucionet Shëndetësore Private tashmë të dëshmuara në profesionalizëm, seriozitet dhe mbi të gjitha e njohur me ambiente pune të përshtatshme, të qëndrueshme si dhe e përkushtuar ndaj punonjësve.

Në kuadër të departamentit te Financave dhe Administrates, është në kërkim të një pjesëtar/e për tu bërë pjesë e ekipit duke sjellur një bashkëpunim ekipor në punën e përditshme të qështjeve financiare. Për të mundësuar një mjedis të hapur dhe konkurues, shpall konkurs për:

Zyrtar/e i/e Lartë i/e Financave

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Procedimi i të gjitha dokumenteve kontabël së bashku me ekipin e financave
  • Zhvillimi i strategjive të investimeve në bashkëpunim me Menaxhmentin
  • Interpretimi i analizës financiare
  • Krijimi i raporteve financiare
  • Ndjekja e treguesve kryesorë të performancës (KPIs) për kompaninë
  • Krijimi dhe zbatimi i politikave dhe strategjive financiare
  • Pajtimi dhe auditimi i të dhënave dhe llogarive financiare
  • Ofrimi i shërbimit ndaj klientit dhe këshilla financiare për klientët

Kualifikimet:

  • Pervojë minimumi 5 vite pune në standardet e kontabilitetit dhe në përgatitje financiare
  • Bachelor në financë, kontabilitet, ose fushë përkatëse (e preferueshme)
  • Çertifikim në Standardë të Kontabilitetit (e preferueshme)
  • Njohuri të thella mbi rregulloret financiare dhe proceset e kontabilitetit
  • Aftësi të jashtëzakonshme analitike dhe të menaxhimit të kohës
  • Aftësi të avancuara ne MS Excel
  • Njohuri mbi procedurat financiare dhe të kontabilitetit

Kandidatet duhet të dorezojnë:

  • CV-në e tyre
  • Së paku 2 referenca
  • Letër Motivuese duke inkorporuar përvojat e mira në kontabilitet në pozitat e mëhershme
  • Çertifikata tjera që lidhen me pozitën dhe kualifikemet e kërkuara

Klinika Amerikane "Dr. Behar Kusari" inkurajon të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentat relevante në: [email protected]

Aplikimi është i hapur deri më:

10/07/2024