business

Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane

  • star Publikuar: 12-08-2022
  • star Skadon: 25-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1526

ISLAMIC RELIEF KOSOVA

DEPARTAMENTI I BURIMEVE NJERËZORE

Rreth Organizatës:

Islamic Relief Kosova është organizatë humanitare ndërkombëtare e cila ka për synim të ndihmojë jetimët, shtresat e varfëra të shoqërisë dhe komunitetin shoqëror me nevoja të veqanta. Islamic Relief operon për më shumë se 38 vite duke e zgjeruar veprimtarinë në shumë vende të botës. Prezenca e organizatës në Kosovë shënon tashmë 22 vite.

Bazuar në vazhdimësinë e projekteve, Islamic Relief Kosova shpall konkurs për:

 Pozita:Mësimdhënës/e i/e  Gjuhës Gjermane – një (1)
Departamenti:Programet – Projekti “Social Incubator and Education center for vulnerable groups in Kosovo”, pin code. 020_003485
Lokacioni:Prishtinë
Mbikqyrësi:Koordinatori i Projektit
Referenca:IR/RKS/17-2022

Përshkrimi i detyrave:

  • Trajnimi i kursistëve të cilët/at do të vijojnë kurset pranë Qendrës për Trajnime profesionale
  • Mbajtja e evidencës së kursistëve
  • Përgatitja e raporteve ndaj personelit përgjegjës
  • Asistimi eventual i ndonjë stafit tjetër, si dhe veprime tjera të cilat do të gjenden të detajizuara në “Përshkrimin e vendit të punës”.

Kualifikimi dhe Eksperienca:

  • Përgatitje profesionale (diplomë universitare) të gjuhës gjermane,
  • Eksperiencë së paku 1 vjeçare si mësimdhënës/e, posaçërisht përvoja në ndonjë O.J.Q. paraprake është shumë e mirëseardhur
  • Njohja e punës me kompjuter
  • Të ketë aftësi pune individuale dhe përshtatje të mirë në punë ekipore, si dhe aftësi të theksuara në përgatitje të raporteve.

Specifikat Personale:

  • Të posedojë aftësi të mira komunikimi me nxënësit
  • Planifikim të mirë të punës, punë të kënaqshme ekipore dhe qoftë edhe nën presion
  • Aftësi të theksuara dhe të shkëlqyeshme profesionale për pozitën përkatëse dhe gjuhës shqipe.
  • Të jetë i familjarizuar me vlerat e Organizatës të cilat janë Përsosmëria, Sinqeriteti, Drejtësia sociale, Dhembshuria dhe Kujdestaria.

Si të Aplikoni?

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kriteret e kërkuara më lartë të aplikojnë duke dërguar plotësuar formualin e punësimit të cilin mund ta shkarkoni KLIKONI KETU, ta ruani në PDF dhe ta dërgoni përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected].

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e përmendura më lartë, do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Për datën, vendin dhe kohën e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë.

Aplikimi është i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim gjinie, race apo etnie.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 12 Gusht 2022 deri më 26 Gusht 2022, ora 16:00.

Aplikimet pranohen vetëm përmes e-mailit zyrtar dhe asesi në forma tjera.

Vërejtje: Islamic Relief rezervon të drejtën që çdo aplikim i cili nuk përmbush kriteret e vendosura në konkurs dhe në anën tjetër në rast se dërgohet aplikacioni pas afatit të përcaktuar, nuk do të merret në konsideratë!