
📌 Pozitë e hapur: Mësimdhënëse e Matematikës (klasat 1–9) – për kurse
📍 Lokacioni: Prishtinë – Impact School
Impact School, një qendër edukative e specializuar në zhvillimin akademik të fëmijëve nga klasa 1 deri në 9, shpall të hapur pozitën për mësimdhënëse të Matematikës. Pozita është ideale për profesioniste të përkushtuara dhe të pasionuara pas mësimdhënies, që dëshirojnë të japin kontribut të vlefshëm në edukimin dhe zhvillimin e gjeneratave të reja.
📚 Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mësimdhënia e matematikës për klasat 1–9, sipas nivelit të grupit
- Mësimdhënia e lëndëve të tjera për ciklin fillor (klasat 1–5)
- Përgatitja e planeve mësimore dhe materialeve didaktike
- Vlerësimi i njohurive dhe ndjekja e progresit të nxënësve
- Komunikimi i rregullt me prindërit dhe bashkëpunimi me stafin e qendrës
- Mbajtja e një ambienti pozitiv, të sigurt dhe motivues për mësim
🎓 Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë bachelor në Matematikë, Edukimi Fillor apo fusha të ngjashme
- Përvojë e mëparshme në mësimdhënie (përparësi, por jo e domosdoshme)
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune me fëmijët
- Pasion dhe përkushtim për zhvillimin akademik të nxënësve
📄 Dokumentet për aplikim:
- CV (rezymé personale)
- Kopje e diplomës dhe/ose certifikatave përkatëse
- Dëshmi të përvojës në mësimdhënie (nëse ka)
Apliko shpejtë përmes sistemit!