Konkurs:
Diakonie Training Center
Kopshti I Fëmijeve “ Kindergarten”
Pozita: Udhëheqëse e Kopshtit – 1(një) Pozitë
Orari: 40 orë në javë
Kualifikimet e kërkuara:
- Të posedojë Diplomë Fakulteti me programe të edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve parashkollor;
- Aftësi të mira komunikuese dhe paraqitje profesionale;
- Aftësi të mira në përdorimin e programeve kompjuterike, veçanërisht Microsoft Word dhe Microsoft Excel;
- Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi;
- Aftësi për punë nën presion;
- Njohuri të Gjuha Angleze dhe Gjuha Gjermane- e preferuar;
- Patent shofer (Kategoria B) - e obliguar.
Detyrat e punës:
- Udhëheq dhe menaxhon veprimtarinë e institucionit parashkollor në përputhje me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi;
- Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e stafit edukativo-arsimor, administrativ dhe mbështetës;
- Siguron zbatimin e kurrikulës parashkollore, standardeve profesionale dhe cilësisë së shërbimeve;
- Garanton sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, si dhe përmbushjen e kushteve hapësinore e sanitare;
- Administron dokumentacionin ligjor, financiar dhe institucional, përfshirë raportimet dhe aplikimet për grante dhe rilicencim;.
- Përfaqëson institucionin dhe bashkëpunon me prindërit, institucionet publike dhe partnerët relevantë.
Të interesuarit duhet të sjellin Diplomën, CV me foto, letër motivuese, dokumentet tjera mbështetëse (diploma, çertifikata trajnimeve etj.) Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati për aplikim është deri 15.01.2026
Aplikacione duhet t‘i dergoni edhe në adresen elektronike: [email protected]