Kompani
BiCredit
Kategoritë
Financa
Numri i pozitave
3
Vendi i punës
Ferizaj, Prishtinë, Lipjan
Shikime
2406
KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE
IFJB BiCredit Shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës në degën e Prishtinës, Ferizajit dhe Lipjanit
Analist Kreditor - Prishtinë, Ferizaj dhe Lipjan
ANALIST KREDITOR
PËRGJEGJËSITË :
- Të identikojë klientët potencial për kreditë përmes promovimit të ofertës kreditore,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, analizimi dhe pregaditja e pasqyrave financiare
- Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët
- Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë Institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e tij
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
KUALIFIKIMET:
- Diplomë universiteti;
- Eksperiencë e punës në Institucionet Financiare
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
- Aftësi të mira analitike dhe organizative
- Të jetë dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip
- Njohuri të mira të punës me kompjuter
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B
Afati i aplikimit është deri më datë 04.11.2022 ora 16:30.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV në : [email protected], ju lutem shkruani pozitën për të cilën jeni duke aplikuar.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.