business

Inxhinier i Elektrikës (7)

  • star Publikuar: 23-11-2023
  • star Skadon: 30-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KEDS Energy
Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 7
Vendi i punës Të gjitha qytetet
Shikime 1138

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i sistemit të operimit më datë 16-11-2023 shpall konkurs pune:

Inxhinier i Elektrikës

Departamenti i sistemit të operimit • Në të gjitha qytetet

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikon, organizon, koordinon punët e rrjetit në Distrikt dhe përgjegjës për funksionimin e rrjetit shpërndarës ;
  • Koordinon dhe mbështet ekipet e rrjetit dhe mirëmbajtjes ne Sistemin e Shpërndarjes në nivelin e TM dhe TU;
  • Harton plane ditore dhe mujore bazuar në qëllime specifike dhe prioritete për punime të planifikuara;
  • Analizon raportet dhe materialin e implementuar nga ekipet, rishikon informacionet për të vlerësuar problemet për minimizimin e -prishjeve dhe kohëzgjatjes së tyre;
  • Përditësimin e të dhënave të rrjetit, stabilimenteve, dokumentacionit, etj;
  • Përgatit skema ose përcjellë projekte për të përcaktuar vendin e prishjes ose defektit në rrjetin shpërndarës ose stabilimente;
  • Përdorë informacionet e duhura dhe gjykimin individual për të përcaktuar nëse riparimet, punimet, shqyrtimet, testimet apo proceset janë në përputhje me ligjet, rregulloret ose standardet;
  • Ofron ndihmë gjatë emergjencave, siç janë: tërmetet, përmbytjet, stuhitë, aktet terroriste, etj;
  • Komunikon me persona jashtë, përfaqëson kompaninë te konsumatorët dhe kompanitë tjera;
  • Bashkëpunon me qendrën dispeçeri ke për punët e realizuara dhe detyrat për rastet që ndërlidhen me çdo nivel të rrjetit të shpërndarjes;
  • Kryen operimet e nevojshme në përputhje me procedurat standarde të operimit me pajisje të tensionit të lartë si: ndërprerës të fuqisë, ndarës si dhe vëzhgon funksionimin dhe gjendjen e stabilimenteve në NS, si: TR-et, ndërprërësit, ndarësit, zbarrat;
  • Përdor sistemin SCADA dhe Kosovanet dhe koordinon ekipet ne lidhje me mbarëvajtjen e sistemit elektroenergjetik në rrjetin e shpërndarjes së TM dhe TU.
  • Kryen edhe detyra tjera që i delegohen nga Udhëheqësi.

Kërkesat dhe kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike;
  • Minimum 1 vit përvojë pune, me ekspertizë në fushën e Energjetikës apo lëmi të ngjashme;
  • E domosdoshme kategoria B e vozitjes;
  • Të komunikoj rrjedhshëm gjuhën Shqipe, ndërsa gjuha Angleze është përparësi;
  • Aftësi të forta të udhëheqjes dhe koordinimit të ekipit;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme të vetorganizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
  • Të jetë në gjendje të zhvillojë strategji të cilat ndikojnë pozitivisht në operimet ditore të punës;
  • Njohuri në nivel të avancuar të paketës së MS Office.

Dokumentet e kërkuara:

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO