Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Inxhinieri
Numri i pozitave
4
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1521
Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier/e i Makinerisë (HVAC) (4 katër vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Kazakhstan.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe ndjekja e të gjitha fazave të implementimit deri në përfundim të një projekti mekanik;
- Koordinon të gjitha punimet/shërbimet mekanike, gjatë fazës së ofertës, si dhe gjatë zbatimit të projektit në punishte;
- Mbikëqyrë instalimet e të gjtha sistemeve mekanike (HVAC+ MAKINERISE) të përfshira në projektet mekanike MEP;
- Planifikon, organizon dhe monitoron punën e teknikeve dhe sigurohet se të gjitha punimet e kryera janë sipas kushteve dhe specifikimeve teknike të kërkuara nga investitori;
- Koordinin punën mes grupeve të ndryshme instaluese në punishte;
- Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
Kualifikimet:
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
- Së paku 3 vite përvoj pune në fushën e Inxhinierisë Mekanike, në sistemet HVAC, PLUMBING, SANITARE etj;
- Njohuri në proceset dhe materialet nga sistemi HVAC;
- Njohuri pune të programeve si : Autocard, Autocard MEP, Exel Word;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
- Aftësi të mira organizative;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 21/04/2023 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.