business

Inxhinier i Hidroteknikës


Ruaj
  • star Publikuar: 22-12-2025
  • star Skadon: 04-01-2026
Kategoritë Inxhinieri
Vendi i punës Benghazi
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Hidroteknikës (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Benghazi, Libi

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrja dhe koordinimi i punimeve hidrosanitare dhe plumbing (ujësjellës, kanalizime, drenazh, ujë i ngrohtë/ftohtë).
  • Shqyrtimi dhe koordinimi i vizatimeve hidraulike dhe shop drawings.
  • Sigurimi që instalimet hidraulike janë në përputhje me vizatimet, specifikimet teknike dhe standardet.
  • Koordinimi me arkitekturën, strukturën dhe disiplinat e tjera MEP për shmangien e konflikteve teknike.
  • Përgatitja dhe ndjekja e RFIs për çështje teknike hidraulike.
  • Kontrolli dhe aprovimi teknik i material submittals (tuba, pajisje sanitare, valvula, pompa).
  • Mbështetje teknike për ekipin e kantierit dhe nënkontraktorët hidrosanitarë.
  • Monitorimi i progresit të punimeve dhe raportimi periodik.
  • Koordinimi dhe mbikëqyrja e testeve hidraulike (pressure test, leakage test).
  • Pjesëmarrja në testime, komisionim dhe pranime përfundimtare.
  • Zbatimi dhe monitorimi i rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë (HSE).

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Hidraulike, Mekanike ose ekuivalente.
  • Minimum 3–5 vite përvojë pune si Hydro/Plumbing Engineer.
  • Përvojë në projekte spitalore ose objekte komplekse – avantazh i madh.
  • Njohuri të standardeve ndërkombëtare (EN, BS, ASHRAE, NFPA – sipas scope).
  • Aftësi të mira në AutoCAD, Revit MEP (avantazh) dhe MS Office.
  • Njohuri te gjuhes Angleze ne te folur dhe te shkruar,
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime hidraulike.

Kompetenca Personale:

  • Aftësi shumë të mira koordinuese dhe organizative.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe cilësisë teknike.
  • Aftësi për zgjidhje problemesh në terren.
  • Komunikim profesional dhe punë në ekip.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 04 Janar 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.