business

Zyrtar për kategoritë e luftës

  • star Publikuar: 14-10-2022
  • star Skadon: 22-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 1279

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Mitrovicë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

APLIKO KETU

Emri i grupit Specialist të Sociologjisë

Institucioni Komuna Mitrovicë

Nr. i Referencës RN00009997

Kodi RPC0003707

Data e njoftimit 22.09.2022

Afati për aplikim 13.10.2022 - 22.10.2022

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planet epunës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e tyre;
  2. Përgatit vërtetime në bazë të kërkesave të palëve për kategoritë e luftës;
  3. Përgatit përgjigjet e kërkesave të palëve dhe shoqatave;
  4. Ndihmon në mbajtjen e kontakteve të rregullta me shoqatat e dala nga lufta;
  5. Viziton familjet e këtyre kategorive kohë pas kohe, me qëllim të ofrimit të përkujdesjes ashtu siq e parasheh legjislacioni në fuqi;
  6. Merr pjesë dhe ndihmon në shënimin e përvjetorëve të rënies së dëshmorëve;
  7. Kompleton lëndët për të identifikuarit, mirëmban dhe kontrollon regjistrat e kategorive të dala nga lufta;
  8. Merr pjesë në komisione kur ngarkohet dhe kryen edhe detyra tjera në përputhje legjislacionin në fuqi dhe me natyrën e punës.

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apoekuivalente me to në: Sociologji.
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

5. Pozitat aktualisht të lira

KodiNr. i ReferencësTitulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata/Vendi i punës
RPC0003400 RN00009673Zyrtar për kategorit e luftësProfesional 36Komuna Mitrovicë Drejtoria e Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale/Sektori për Përkujdesjen të Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës, Veteranëve dhe Viktimave Civile

6. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Njohuri të Ligjeve dhe akteve tjera për kategoritë e luftës;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;
  • Njohuri lidhur me procedurat standardeadministrative.

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

APLIKO KETU