business

Inxhinier/e i Elektrikës

  • star Publikuar: 11-03-2024
  • star Skadon: 18-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Benghazi
Shikime 570

Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier/e i Elektrikës 1 (një vend pune) për klientin e saj në Benghazi- Libi, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën analizë të plotë për fazën e Instalimeve të Energjisë Elektrike, për nevojat e kompanisë - projekteve;
  • Angazhohet në dizajnim dhe projektim të Instalimeve të Energjisë Elektrike, të planifikuara nga kompania;
  • Mbikqyre sisteme elektrike per ndricimin, shperndarjen e energjise, komunikimin dhe sisteme e sigurise ne te gjithe punishten.
  • Jep rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
  • Organizon/mbështet dhe jep instruksione për kontraktorët e kompanisë dhe bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Informon udhëheqësit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranimin e detyrave nga Drejtori apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – Drejtimi Elektronikë;
  • Së paku 3-5 vite përvojë punë fushën e elektrikës;
  • Njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
  • Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD, Amtech, ose programeve/paisjeve të ngjashme elektrike të llogaritjeve);
  • Njohja e Gjuhës Angleze;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 18 Mars 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.