SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
Zyrtar Mbështetës i Degës
Lokacioni: Ferizaj (1) me kohë të caktuar 1 vit (zëvendësim) , (Nr. ref: KEP 08/2026)
Raporton tek: Menaxheri i Degës
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Menaxhimi i parasë së gatshme ne dege per te siguruar transaksione të sakta, të sigurta dhe në përputhje me politikat dhe procedurat e Institucionit
- Saktesi e larte ne transkaksionet me para te gatshme.
- Barazimi i vazhdueshem i arkes dhe trezorit te deges.
- Shpërndarje të kredive dhe pranimi i pagesave të kësteve të kredive.
- Asiston klientët në proceset e përditshme, ofron informacione mbi produktet dhe shërbimet, si dhe kontribuon në përmirësimin e përvojës së klientit.
- Kryen detyrat administrative, si regjistrimi dhe përditësimi i të dhënave të klientëve dhe mirëmbajtja e bazave të të dhënave, duke siguruar saktësi dhe azhurnim të vazhdueshëm të informacionit.
- Zëvendëson kolegët në degët tjera të KEP-it gjatë mungesave të tyre (pushime), duke siguruar vazhdimësi në operim dhe shërbim cilësor ndaj klientëve.
- Kontakton klientët ne vonese
- Kryerja e detyrave shtesë që caktohen nga Menaxheri i Degës.
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Diplomë universitare në ekonomi, financë ose fusha të ngjashme.
- Përvojë në pozita të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe punë ekipore.
- Aftësi të mira analitike dhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
- Integritet i lartë profesional dhe orientim ndaj klientit
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://rekrutimi.keptrust.org/ Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 10 prill 2026
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!