business

Përgjegjës i Projekteve Zhvillimore

  • star Publikuar: 13-09-2022
  • star Skadon: 22-09-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1832

Qatar Charity - Zyra në Kosovë

SHPALLJE PËR NJË VEND TË LIRË TË PUNËS

  • Lloji i punës: Administratë
  • Titulli i punës: Përgjegjës i Projekteve Zhvillimore  
  • Organizata: Qatar Charity – Kosovë

Kualifikimi:

  • Diplomë universitare në disiplinat përkatëse “inxhinier civil”
  • Përvojë së paku 9 vjeçare në menaxhimin e projekteve.
  • Njohja e gj. angleze ose arabe, përveç gjuhës amtare.
  • Përvojë në AutoCAD dhe programet përkatëse të projektimit inxhinierik.
  • Njohuri të sakta për llogaritjen e sasive dhe mënyrën e analizimit të çmimeve.
  • Përvojë në planifikimin dinamik.
  • Njohuri të hapave procedural të tenderëve dhe përgatitjes së kontratave inxhinierike.
  • Njohuri për mënyrën e vendosjes së specifikimeve të veçanta dhe të përgjithshme dhe kushteve të kontratës.
  • Aftësi të mira komunikuese.
  • Aftësi në programet e Microsoft Office.

Detyrat:

  • Përgatitja e vizatimeve inxhinierike për projektin
  • Përgaditja e sasive te projektit me analizën e çmimeve
  • Përgatitja e specifikave inxhinierike për projektin.
  • Përgatitja e planit të projektit dhe planit të detajuar për zbatimin e projektit
  • Përgatitja e buxhetit të projektit.
  • Përgatitja e planit dinamik te projektit.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve periodike të projektit.
  • Përcjellja e punimeve dhe monitorimi i punës së punëkryesit në punishte, mbajtja e shënimeve për punën, menaxhimi i punës si duhet dhe kryerja e modifikimeve të nevojshme gjatë zbatimit të projektit.
  • Mbyllja e punimeve të përfunduara në çdo fazë të zbatimit të projektit dhe konfirmimi i kërkesës për pagesë financiare ndaj kontraktorit.
  • Kryerja e procesverbaleve të pranimit në fazat fillestare dhe përfundimtare.

Udhëzime të rëndësishme që duhet të keni parasysh në aplikim:

  • CV-së në PDF duhet t’i përmban të gjitha informacionet dhe kualifikimet personale të përmendura më sipër ose që nuk janë të përmendura.  CV-ja duhet të jetë në anglisht ose arabisht.
  • Të gjitha certifikatat e përmendura në CV, duhet të bashkëngjiten në formatin PDF (një follder) dhe të jenë të qarta.
  • Dosjes duhet t'i bashkëngjitet një dokument identiteti (kopje e letërnjoftimit ose pasaportës).
  • Nëse dokumentet nuk janë të plota ose të dhënat nuk janë të qarta, aplikacioni do të përjashtohet nga lista e aplikantëve dhe nuk do të merret në konsideratë.
  • Mënyra e vetme për të aplikuar është përmes këtij emaili: [email protected]
  • Kodi i punës duhet të shkruhet në titullin e emailit: Development projects manager/kosovo/2022

Afati i fundit për aplikime: 22/09/2022

Për çdo pyetje shtesë rreth aplikimit për punësim mund të drejtoheni në numrin e telefonit: 049/219-370