business

Asistent/e të shitjes (3)

  • star Publikuar: 04-01-2024
  • star Skadon: 20-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 1444

LTB JEANS është themeluar në vitin 1948 në Stamboll nga dy vëllezër me pasion të pafund për xhinset. Fiksimi pas detajeve dhe përdorimi i materialeve të cilësisë së lartë kanë ndikuar që sot kjo markë të gjejë shtrirje në mbarë botën. Në vendin tonë, përfaqësues i markës LTB JEANS është Hil Group.

Ne ju ofrojmë mundësinë të jeni pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës!

Për dyqanin tonë në Avior Shopping Center, Fushë Kosovë ne po kërkojmë: Asistent/e të shitjes (3)

Përgjegjësitë dhe fusha e veprimit:

  • Kujdesja dhe shërbimi ndaj klientëve
  • Organizimin e furnizimit nga koha e arritjes në dyqan deri tek shitja
  • Angazhimi dhe bashkëpunimi me ekipin gjatë kampanjave dhe aktiviteteve në dyqan
  • Edukimi dhe trajnimi i vazhdueshëm sipas udhëzimeve të kompanisë
  • Krijimi i një atmosfere të këndshme të punës në dyqan

Kualifikimet (Edukimi) dhe Aftësitë:

  • Diploma e shkollës së mesme
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezantimit
  • Fokus të shtuar tek klientët dhe biznesi
  • Njohuri rreth fushës së modës
  • Pavarësi në punë si dhe prirje për të punuar në mjedis ekipor me pozitivitet


Përvoja e punës:

  • Përvojë pune në pozicionin e Asistent - it/es të shitjes

Vlerësimi i performancës:

  • Performanca gjatë punës në ekip
  • Performanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës
  • Performanca dhe veprimet sipas vlerave të LTB-së
  • Performanca dhe veprimet sipas pikëpamjes së LTB-së lidhur me këtë pozicion

Përfitimet:

  • Orar fleksibil të punës
  • Ambient dinamik të punës
  • Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit professional


Aplikimi:
Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar markën, vendin dhe pozitën e punës për të cilin aplikoni deri me datë 20 Janar 2024.

Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.