business

Inxhinier i ndertimtarise

  • star Publikuar: 12-07-2024
  • star Skadon: 12-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Gate Group LLC
Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3018

Pozita: Inxhinier i ndertimtarise

Vendi i punës: Gate Residence Veternik, Prishtinë

Kohëzgjatja: E pacaktuar

Kuaifikimet themelore:

Edukimi: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës / Drejtimi Konstruktiv

Përvoja: Së paku 2 vite përvojë pune profesionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Inxhinieri i ndërtimit bënë mbikqyrjen e punevë, vlerëson dhe rishikon projektet ne zbatim. dhe zbatimin e tyre në harmoni më projektin kryesor.
  • Qëndron në terren ku bëhet ekzekutimi I punimeve nga kompania.
  • Bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e kontraktorëve konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Identifikon mangësitë në projekte dhe parashtron kërkesat për përmirësimet e nevojshme;
  • Hartimin e ditareve te punës;
  • Përgaditjen e raporteve për fillimin e punëve ne proces dhe raportet përfundimtare .
  • Informon udhëheqësin e projektit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Përcjell secilin projekt investues veç e veç duke përgaditur lëndë të posaçme që nga fillimi i procedurave teknike;
  • Detyrat tjera të përcaktuara nga menaxheri;
  • Eksploron mundësi të reja për avancim;
  • Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë;
  • Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë;

Kualifikimet Minimale:

Kandidati duhet të posedojë njohuri profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative. Preferohet të ketë përvojë paraprake në mbikqyrje dhe ndërtim së paku 2 vite.

Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara,si dhe:

  • Aftësi të zhvilluara komunikimi;
  • Shkathtësi funksionale dhe teknike;
  • Aftësi për të identifikuar prioritete;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efikase;
  • Aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur;
  • Të ketë paraqitje profesionale;
  • Përvojë të gjerë me ArchiCad, AutoCAD dhe Microsoft Office;
  • Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekt;
  • Mirëpritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjeve profesionale në bazë të kerkesave;
  • Aftësi në vendim marrje dhe zgjidhjen e problemeve;

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe letër referencat në e-mail adresen;

[email protected]

GATE GROUP L.L.C

VETERNIK - PRISHTINE

+383 48 30 10 10