
KONKURS PUNE
Pozita: Kontabilist i Brendshëm
Lokacioni: Veternik, Prishtinë
Lloji i punës: Orar i plotë
Afati i aplikimit: 30.05.2025
Përshkrimi i punës:
Kontabilisti i Brendshëm është përgjegjës për mirëmbajtjen e librave financiarë të kompanisë,përgatitjen e pasqyrave financiare të brendshme, kontrollin e shpenzimeve dhe të ardhurave, si dhe për garantimin e përputhshmërisë me ligjet dhe standardet financiare në fuqi në Republikën e Kosovës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi i të gjitha transaksioneve financiarenë sistemin e kontabilitetit.
- Përgatitja dhe azhurnimi i librave kontabëlditore, mujore dhe vjetore.
- Mbikëqyrja e arkës dhe pajtimi i llogarive bankare.
- Përgatitja e pasqyrave financiare mujore dhe raportimi për menaxhmentin.
- Mbështetja e procesit të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm.
- Kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes dhe përgatitja e listave të pagesave.
- Llogaritja dhe deklarimi i TVSH-së, tatimitnë të ardhura, dhe obligimeve të tjera fiskale.
- Koordinimi me konsulentët tatimorëdhe ligjorë kur është e nevojshme.
- Mbështetja e planifikimit financiar dhe përgatitja e buxheteve sipas kërkesave të menaxhmentit.
- Sigurimi që zyra të jetë në përputhje me rregulloret dhe politikat e kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimum 3 vite përvojë pune në kontabilitet, preferohet në sektorinprivat ose ndërtim.
- Njohuri të thelluara të standardeve të kontabilitetit dhe legjislacionit tatimortë Kosovës.
- Përvojë me softuer kontabël(PRODATA).
- Aftësi të shkëlqyera analitikedhe organizative.
- Aftësi të mira komunikimidhe bashkëpunimi në grup.
- Integritet dhe konfidencialitet i lartë në trajtimin e të dhënavefinanciare.
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnëCV-në dhe një letër motivimi në [email protected] deri më 30.05.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!