business

Termat e Referencës: Ekspert/e për hartimin e Planit trevjeçar të punës (2023-2026) për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës

  • star Publikuar: 25-11-2022
  • star Skadon: 30-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Syri i Vizionit
Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë
Shikime 7016

Termat e Referencës

Ekspert/e për hartimin e Planit trevjeçar të punës (2023-2026) për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës

Hyrje

Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë edhe më herët, që nga viti 1999, si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës. Që nga fillimi, motoja e organizatës ka qenë “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, të cilës organizata i ka qëndruar besnike. Misioni i organizatës është “Zhvillimi i komunitetit të njerëzve, grupeve joformale, organizatave, rrjeteve, institucioneve dhe donatorëve përmes avokimit, shkëmbimit të informacionit dhe ndërgjegjësimit” dhe SiV përmes veprimit të saj dëshmon se është një organizatë që kryen veprime lokale bazuar në praktikat më të mira.

II. Informata të përgjithshme

Syri i Vizionit (SiV) në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë (SCiK), tash e disa vite është duke punuar në programin “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar(SIDA), për qëllim ka mbrojtjen e fëmijëve dhe respektimin e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës si dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Në kuadër të këtij programi vazhdimishtë synohet krijimi dhe fuqizimi i mekanizmave për parandalim të dhunës, ndëshkimit trupor në çdo ambient dhe raportimit të rasteve të dhunës në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunave Pejë, Klinë, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë.

Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve , po punohet në parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve në çdo ambient, krijimin e mekanizmave apo instrumenteve miqësore dhe të besueshme ndaj fëmijëve për të raportuar rastet e dhunës në shkollë. Fuqizimin e grupeve të fëmijëve përmes Asambleve Komunale të Fëmijëve-AKF dhe Grupin Monitorues Respect Our Rights-ROR, në fushën e të drejtave dhe përfshirjen aktive të tyre në vendimarje në nivel lokal dhe nacional.

Pjesë e rëndësishme e programit është ngritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i mekanizmave institucional në nivel nacional e lokal në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës duke hartu politika praktike në përfshirjen e fëmijëve në proceset vendimarrëse, duke i mbrojtur dhe ofruar shërbimeve në gëzimin e të drejtave të tyre konform legjislacionit në fuqi.

III. Objektiva

Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një ekspert/e për hartimin e planit të punës tre vjecar (2023-2026) për Ekipin për të Drejtat e Fëmijës sipas Udhëzim administrativ (QRK) nr. 06/2022 për Themelimin dhe Funksionimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës dhe Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Strategjisë nacionale për të drejtat e fëmijës.

IV. Kualifikimi i nevojshëm:

  • Diplomë Universitare (kualifikimi Master dhe edukimi profesional/joformal në fushën e të drejtave të fëmijeve ,vendimarrje dhe avokim/politika lokale është përparësi);
  • Dokumentimi i përvojës së punës se paku pesë vite në hartimin e planeve të punës që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve gjithëpërfshirjen dhe përfshirjen e tyre në vendimarrje;
  • Njohuri për parimet e të drejtave të fëmijëve të bazuara në Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës ;
  • Njohuri mbi mekanizmat dhe legjislacionin në fushën e mbrojtjes dhe të drejtat e fëmijës;
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike, udhëheqëse dhe shkathtësi në shkrim dhe komunikim me zyrtarë institucional dhe miqësor më fëmijë;
  • Shkathtësi të mira në të shkruar dhe të folur të gjuhës shqipe dhe angleze.

V. Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Nga eksperti/ja i/e angazhuar pritet:

  • Përgatitja e planit të punës dhe metodologjisë, draft-agjendën dhe zhvillimi i materialeve të nevojshme për punëtorinë me Ekipin për të Drejtat e Fëmijës;
  • Udhëheqja e punëtorisë dyditore me Ekipin për Të drejtat e Fëmijës dhe hartimi i draftit të parë të planit të punës tre vjeçar me rekomandimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve/fëmijëve;
  • Konsultimet me fëmijët e Asambleve Komunale të Fëmijëve-AKF dhe Grupin Monitorues Respect Our Rights-ROR, pas hartimit të draftit të parë të planit të punës tre vjeçar dhe përfshirja dhe inkorporimi i rekomandimeve dhe sugjerimeve të fëmijëve në plan
  • Dorëzimi i draftit të parë të planit të punës tek SiV, jo më vonë se shtatë (7) ditë pas mbajtjes së punëtorisë për rishikim nga SiV dhe SCiK;
  • Dorëzimi i dokumentit final/Planin e punës pas konsultimeve me grupet e fëmijëve ROR dhe AKF, për aprovim tek SiV jo më vonë se tre (3) ditë pune pas pranimit të komenteve dhe sygjerimeve;
  • Dorëzimi i raportit me shkrim tek SiV jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë dorëzuar dokumentin final/planin e punës të aprovuara nga SiV dhe SCiK.

VI. Angazhimi i Ekspertit/es:

Eksperti/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me Syri i Vizionit- nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument. Angazhimi do të bëhet gjatë muajit nëntor në bazë ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e mëposhtme:

DetyratKohëzgjatja
Familjarizimi me politikat zhvillimore komunale, legjislacionin në fuqi dhe Strategjinë Nacionalë për për të drejtat e fëmijës, përgatitja e metodologjisë së punës për punëtori (Metodologjia, agjenda dhe materialet tjera të nevojshme)1 ditë

Mbajtja e punëtorisë për hartimin e planit të punës, percaktimi i objektivave, rezultateve dhe aktiviteteve të duke u bazuar në nevojat dhe propozimet qe dalin nga vetë pjesmarrësit si vijon:

  • Qëllimi;
  • Objektivat;
  • Rezultatet e pritura;
  • Aktivitetet:
  • Indikatorët
  • Monitorimi dhe vlersimi i planit të punës
2 ditë
Konsultimi me grupet e fëmijëve dhe Hartimi dhe finalizimi i Planit të punës pas sygjerimeve nga grupet e interesit2 ditë
Përgatitja dhe dorëzimi i raportit narrativ1 ditë
Gjithsej:6 ditë

VII. Kushtet e Pagesës:

Pagesa e ekspertit/es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, që do të leshohet nga ai/ajo, ose do të përgatitet nga SiV e do nënshkruhet nga Eksperti/ja. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të punëtorisë dhe dorëzimit të dokumenit final/Strategjisë dhe raportit narrativ të aprovuar nga SiV.

Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është po ashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe Pension) prej 10% të shumës bruto. Shpenzimet e ushqimit gjatë punëtorisë do t’i mbulojë organizatori.

VIII. Dokumentet e kërkuara dhe procedura për aplikim:

  1. Metodologjinë e punës për këtë angazhim, përfshirë planifikimin e mbajtjes së punëtorisë dhe hartimin e e planin e punës (2023-2026);
  2. Nje letër interesi që paraqet arsyet që ai/ajo është i/e përshtatshëm dhe ka njohuri dhe eksperiencë në zhvillimin e planëve të punës për komuna dhe me theks të vecant ku preket interesi më i mirë i fëmijës;
  3. Diplomë Universitare qe deshmon kualifikimin e tij/saj;
  4. Curriculum Vitae (CV);
  5. Propozimi financiar*

*Oferta financiare duhet të jetë e hollësishme për secilën punë që do të realizohet, duke përfshirë, zhvillimin e modulit dhe materialet e trajnimit, mbajtjen e trajnimeve dhe shkrimin e raportit.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected] ose [email protected] me subjektin: Aplikacioni për Hartimin e Planit të Punës për Ekipin për të Drejtat e Fëmijës.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 30 Nëntor 2022, ora 17:00.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!