business

Hulumtues/e të lartë, Hulumtues/e, Asistent/e Hulumtues/e (2)

  • star Publikuar: 05-08-2022
  • star Skadon: 31-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 642

KONKURS

PËR HULUMTUES/E

Instituti për Hulumtime Zhvillimore RIINVEST, nëpërmjet këtij Konkursi fton të gjithë të interesuarit që kanë ambicie për karrierë hulumtuese/akademike, të shprehin interesin e tyre për pozitën:

a)     HULUMTUES/E TË LARTË

b)     HULUMTUES/E  dhe

c)      DY (2) ASISTENT/E HULUMTUES/E,

Aplikuesit duhet të jenë njohës të rrethanave ekonomike vendore dhe ndërkombëtare, të kenë prirje për analiza dhe shkrime të raporteve hulumtuese, të kenë aftësi hulumtimi në terren, të zotojnë shkëlqyeshëm gjuhën shqipe dhe angleze, të jenë profesionistë të përkushtuar, të kenë kualifikim akademik në fushën e shkencave ekonomike ose sociale , si dhe të kenë një titull akademik si më poshtë për pozitat:

a) Hulumtues/e i/e lartë - Studime të doktoratit (PhD), të përfunduara apo në përfundim e sipër

b) Hulumtues/e- Studime post - diplomike (Master)

c) Asistent/e hulumtues/e - Studimet bazike (Bachelor)/student në master

Të interesuarit duhet të dorëzojnë:

a) Letër Motivimi,

b) Curriculum Vitae (CV),

c) Kopjen e dokumentit identifikues,

d) Dëshminë e përfundimit të studimeve

e) Referenca nga puna paraprake

Instituti Riinvest siguron paga konkurrente dhe mundësi për ndërtim dhe avancim të kapaciteteve dhe përparim në karrierë për të rinj të talentuar dhe ambiciozë në fushën e kërkimeve. Instituti është i përkushtuar për respektim të barazisë gjinore brenda institucionit.  Për kandidatët/et e interesuar/a për pozitën  (a) dhe (b) sugjerohet që bashkë me dokumentet e aplikimit të dërgojnë edhe deri në tri punime autoriale të publikuara ose raporte dhe studime tjera kërkimore.

Dokumentet dorëzohen në postën elektronike: [email protected]. Afati i aplikimit është nga data: 5 Gusht 2022  deri më 31 Gusht 2022.

Për informacione shtesë na kontaktoni në tel: 038 244 320 ose  dhe +383 44 208-235.