FINCA Kosovë është Institucion Mikro Financiar, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, shpall:
FTESË PËR OFERTË
Institucioni Mikrofinanciar FINCA Kosovë, fton të gjitha Kompanitë e interesuara që të ofertojnë për Tenderin në vijim:
“Sherbime te pastrimit dhe mirembajtjes dhe furnizim me material higjienik per te gjitha zyret e FINCA Kosovës” me numër të prokurimit FINCA-101/26
Të interesuarit mund ta marrin specifikacionin për aplikim prej datës 25 Mars 2026 në web faqe të FINCA Kosovës
www.fincakosovo.org ne linkun https://fincakosovo.org/tenders/, ose përmes emailit zyrtar në: [email protected] .
Vërejtje:
- Malli dhe / ose shërbimet duhet të jenë me kualitet të lartë dhe me çmime të volitshme, TVSH-ja duhet të jetë e përfshirë brenda çmimit.
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë dy muaj (60 ditë) nga dita e dorëzimit.
- Çmimet kuotohen për njësi në Euro (€).
- Eksperienca e ofertuesit për punë të ngjashme (të bashkangjiten së paku tre referenca nga Institucionet me reputacion në Kosovë të cilat vërtetojnë se Ofertuesi ka kryer punë të ngjashme ashtu si parashihet në Kontratë).
- Adresa e plotë dhe detajet për kontakt të Ofertuesit.
- Secila faqe duhet të jetë e vulosur dhe e nënshkruar nga Drejtori i Kompanisë.
- FINCA Kosovë mban të drejtën për të bërë ndryshimin në specifikacion, të anulojë këtë Tender, të ri ftojë pjesëmarrësit individual për të riparaqitur ofertën e tyre, të diskualifikojë një ofertues pa dhënë njoftim apo arsye.
- Ofertat të cilat nuk janë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë dokument,mund të diskualifikohen nga procesi i përzgjedhjes.
- Asnjë shpenzim që bëhet gjatë përgatitjes dhe dorëzimit të kuotimit të cmimit nuk do të kompenzohet nga FINCA Kosovë.
- Kriteret për përzgjedhje në këtë Tender bazohen në vendimin e Komisionit për Tender dhe të Bordit Menaxhues.
Oferta mund të dergohet në formë fizike dhe në formë elektronike:
- Oferta në formë fizike të dorëzohet në Zyrën Qendrore të FINCA Kosovës (Robert Doll Nr.112, 10000 Prishtinë).
- Oferta e derguar në formë fizike duhet të jetë në zarf të mbyllur me pershkrim të qartë „për Departamentin e Administratës dhe me numer të Tenderit .
- Oferta në formë elektronike të dergohet në email adresën zyrtare në [email protected]
- Oferta e dërguar përmes postës elektronike duhet të jetë e mbrojtur me fjalëkalim.
- Fjalëkalimi duhet të dërgohet 48 orë pas mbylljes se afatit për dorezimin e ofertave (8 Prill 2026).
- Ofertat e pambrojtura me fjalëkalim, do të shpallen të pavlefshme.
Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni përmes emailit në: [email protected]
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është e premte, 8 Prill 2026 në orën 16:00.