business

Inspektor i Shërbimeve Publike

  • star Publikuar: 28-08-2025
  • star Skadon: 26-09-2025
Kategoritë Komunë, Inspektor
Vendi i punës Mitrovica Veriore
Numri i pozitave 1

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Mitrovica e Veriut shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Grupi i administrimit të përgjithshëm - Arsim i Lartë

Fusha e studimit : Arsim i lartë i paspecifikuar

Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit : Komuna Mitrovicae Veriut

Nr. i Referencës: RN00018535

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 27.08.2025

Afati për aplikim: 28.08.2025 - 26.09.2025


Pozitat aktualisht të lira

Nr

InstitucioniOrganizata / Vendi i punësTitulli i pozitës

Klasa e pozitës

Paga\ Koeficienti

Nr. i kërkuar

1

Komuna Mitrovicae Veriut

Drejtoria e Inspekcionit / Komuna e Mitrovices Veriore

Inspektor i Shërbimeve Publike

Profesional 1

GJ23-6.48

1

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin hartonplanin e punëssë inspektimit në fushën e shërbimeve publike;
  • Inspekton mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit publik dhe kanalizimeve, si dhe keqpërdorimin e ujit të pijshëm dhe shfrytëzimin racional të ujit,mirëmbajtjen dhe pastrimin e sipërfaqeve të gjelbëruara publike, rrugëve, trotuareve, shesheve, shëtitoreve, vendosjen e reklamave, panove, tabelave reklamuese, ekranet elektronike reklamuese, pllakatet reklamuese bill –boardet dhe panot murale, mirëmbajtjen dhe pastërtinë në ambiente e jashtme të shkollave, terreneve sportive publike, sallave të kinemave, stacionet e autobusëve, trenave, pompat e derivateve etj.
  • Inspekton shfrytëzimin e hapësirave publikepër vendosjen e objekteve të përkohshme lëvizësesiç janë: kiosqet, karrikat, tavolinat, gjeneratorët statik, stendat për mallra, kabinat publike telefonike, frigoriferëve, pajisjet për shitjen akulloreve, pomfritit, misrit dhe të tjera të ngjashme, automjetet lëvizëse për shitjen e ushqimit të shpejtë, vendosjen e lodrave për fëmijë (lunaparqet, automjetet lodra për fëmijë, tendat (çadrat) lëvizëse;
  • Inspekton shfrytëzimin dhe dëmtimin e sipërfaqeve publike,mirëmbajtjen dhe pastërtinë e tregut të gjelbërt, tregut të kafshëve, tregut të druve etj;
  • Inspekton vendosjen dhe prerjen e drunjve në sipërfaqe publike(rrugë, trotuar, sipërfaqe të gjelbëruar etj.);
  • Inspekton pastrimin e borës dhe akullit nga rrugët, trotuare, sheshe, shëtitoret etj.
  • Harton procesverbalet me rastin e inspektimit, propozonmarrjen e masaveadekuate ligjore dhe lëshon fletëparaqitje për shkelje të dispozitave me të cilat bëhet kundërvajtje;
  • Kryen dhe detyra tjera sipas nevojes se Drejtorisë në fushën profesionale në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale,të cilat mund kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelittë pestë të KKK, për fushën e TIK.
  • Kërkesat specifike: Nuk ka
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të gjëratë fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaja (e preferueshme).

Dokumentet që duhettë dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje,jo më të vjetër se(6) gjashtë muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 11/10/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen