Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Auditor
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
580
Shield Recruitment & HR kërkon Auditor i Brendshëm (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Vendi i Punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Siguron që aktivitetet e Bankës të jenë në harmoni me Statutin e Bankës si dhe me të gjitha rregullativat ligjore;
- Asiston në hartimin e strategjisë, planit dhe programit të Auditimit të Brendshëm i cili duhet të jetë i pranueshëm nga Komiteti i Auditimit;
- Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Asamblesë së Aksionarëve, Bordit Drejtues dhe Komitetit të Auditimit të Bankës;
- Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit;
- Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e procedurave adekuate të kontrolleve të brendshme dhe të kontabilitetit duke i përfshirë edhe rregulloret dhe rregullat e BQK-së;
- Kryen kontrolla të veçanta të aktiviteteve të degëve, departamenteve dhe njësive të Bankës;
- Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme të veprimtarisë së Bankës më qëllim të arritjes së një vlerësimi objektiv;
- Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personin përgjegjës të degës, departamentit apo njësisë dhe jep këshilla-udhëzime rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes;
- Përpilon raporte të shkruara dhe ia paraqet për aprovim udhëheqësit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm me qëllim të përcjelljes së mëtutjeshme të tyre te përgjegjësit e degëve, departamenteve apo njësive të audituara;
- Siguron mbështetje të nevojshme kontrolleve të jashtme, si BQK-së dhe auditorëve të jashtëm;
- Kryen detyrat duke respektuar Standardet Ndërkombëtare për praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm
- Për punët e tij i përgjigjet Udhëheqësit të Departamentit;
- Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqi;
Kualifikimet:
- Diplome Bachelor (Master është avantazh) në Kontabilitet, financa apo të ngjajshme;
- Mbi 3 vite përvojë pune, preferohet përvojë në Auditim;
- Posedimi i Certifikimit në Auditim të Brendshëm është përparësi;
- Posedimi i Certifikimit Teknik i Kontabilitetit (apo të jetë në proces të Certifikimit në ndonjërin nga Institucionet e licensuara është përparësi;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Njohuri të shkëlqyrea në MS Office (Word, Excel, Outlook).
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 22.10.2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.