business

EKSPERT FACILITATOR PËR ZHVILLIMIN DHE MIRATIMIN E RREGULLORES DHE PLANIT TË VEPRIMIT ME OJQ-TË

  • star Publikuar: 15-10-2024
  • star Skadon: 29-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 676

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT

THIRRJE PËR EKSPERT FACILITATOR PËR ZHVILLIMIN DHE MIRATIMIN E RREGULLORES DHE PLANIT TË VEPRIMIT ME OJQ-TË

Prishtinë,2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selin në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj. Në kuadër të këtij misioni, synohet krijimi i Qendres së Historisë dhe Kulturës se komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian, një institucion që do të përfaqësojë dhe promovojë trashëgiminë kulturore dhe historike të komuniteteve në Kosovë dhe më gjerë.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë përballen me diskriminim të thellë dhe të vazhdueshëm etnik, i cili ndikon në përjashtimin e tyre social dhe ekonomik. Pavarësisht përpjekjeve të mëparshme për përmirësimin e përfshirjes së këtyre komuniteteve, përjetimi i diskriminimit, paragjykimeve, dhe kufizimeve në aksesin në arsim, punësim dhe shërbime publike mbetet një sfidë e madhe. Kjo situatë është veçanërisht shqetësuese për grupet e margjinalizuara brenda këtyre komuniteteve, si gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Në përgjigje të këtyre sfidave, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë intensifikuar bashkepunimin dhe përpjekjet e tyre për të luftuar diskriminimin etnik dhe për të promovuar barazinë sociale dhe ekonomike të komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian.

Organizata Joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" (VoRAE), e cila ka luajtur një rol udhëheqës në avokimin për të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara, synon të forcojë dhe rris bashkëpunimin ne mes te organizatave të shoqërisë civile përmes zhvillimit dhe miratimit të një rregulloreje dhe plani të veprimit të përbashkët. Ky proces synon të krijojë një kornizë të formalizuar për bashkëpunim, me qëllim për të adresuar në mënyrë më efektive sfidat me të cilat përballen komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.

Angazhimi i një eksperti është i domosdoshëm për të drejtuar këtë proces dhe për të lehtësuar dialogun ndërmjet palëve të interesuara, përfshirë OJQ-të, institucionet publike dhe donatorët ndërkombëtarë. Qëllimi përfundimtar është të krijohet një rregullore dhe një plan veprimi gjithëpërfshirës, që reflekton nevojat dhe aspiratat e komuniteteve të margjinalizuara dhe garanton përfshirjen e tyre të plotë në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të vendit ne te gjitha komunat ku keto komunitete jetojne.

QËLLIMI SPECIFIK

Qëllimi i kësaj thirrjeje është angazhimi i një eksperti për të organizuar dhe udhëhequr një proces gjithëpërfshirës për zhvillimin dhe miratimin e një rregulloreje dhe plani veprimi të përbashkët ndërmjet organizatave të shoqërisë civile (OJQ-ve) në Kosovë. Ky dokument do të shërbejë si një kornizë zyrtare për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesuara dhe për të adresuar sfidat kryesore që lidhen me përfshirjen sociale dhe ekonomike të komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian.

Puna e ekspertit do të përqendrohet në garantimin e një procesi të drejtë dhe gjithëpërfshirës, duke siguruar që pikëpamjet dhe nevojat e këtyre komuniteteve të pasqyrohen në mënyrë të plotë. Qëllimi është qe permes ketij dokumenti se bashku te luftojme diskriminimin etnik, promovimin e barazisë dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian në vendimmarrje.

Punëtoria do të lehtësojë diskutimin dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara, duke siguruar që rregullorja dhe plani i veprimit të pasqyrojnë rekomandimet dhe rolin e organizatave ne perpjekje per integrimin e komuniteteve ne shoqerine kosovare permes fushave dhe aktiviteteve te ndryshme, bazuar ne natyren e punes se seciles organizate.

Rregullorja dhe plani i veprimit do të adresojnë çështje të rëndësishme si:

  • Zbutja/Eliminimi i diskriminimit dhe paragjykimeve etnike.
  • Promovimi i cultures, zakoneve dhe vlerave te këtyre komuniteteve.
  • Fuqizimi i grave dhe të rinjve nga këto komunitete në proceset vendimmarrëse.
  • Rritjen e pjesemarrjes ne edukim dhe ne tregun e punes.
  • Bashkëpunimi efektiv ndërmjet OJQ-ve, institucioneve shtetërore dhe donatorëve ndërkombëtarë për avancimin e përfshirjes sociale dhe ekonomike.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Hartimi i agjendës së punëtorisë në bashkëpunim me ekipin organizativ.
  • Organizimi dhe udheheqja e punëtorisë për zhvillimin e rregullores dhe planit të veprimit.
  • Facilimi i diskutimeve me OJQ-të për të siguruar përfshirjen e pikëpamjeve dhe rekomandimeve të tyre.
  • Hartimi i dokumenteve përfundimtare: rregullorja dhe plani i veprimit të përbashkët, pas përfundimit të punëtorisë dhe miratimit nga palët e interesuara.

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Rregullorja dhe plani i veprimit që do të hartohen në punëtori do të përdoren nga OJQ-të, institucionet publike, dhe partnerët ndërkombëtarë për të forcuar bashkëpunimin dhe përfshirjen sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Dokumentet do të sigurojnë një kornizë për veprim të koordinuar dhe efektiv ndërmjet sektorit joqeveritar dhe institucioneve shtetërore, duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet e margjinalizuara

Pyetjet Kerkimore

  • Cilat janë arritjet kryesore të bashkëpunimit ndërmjet OJQ-ve dhe institucioneve publike deri më tani për përfshirjen sociale dhe ekonomike të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian?
  • Cilat janë sfidat kryesore që kanë hasur OJQ-të në bashkëpunimin për zbatimin e masave për përfshirjen e këtyre komuniteteve?
  • Si mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet palëve të interesuara për të rritur ndikimin e masave të ndërmarra në rritjen e përfshirjes sociale dhe ekonomike?
  • Si është organizuar deri më tani puna dhe koordinimi ndërmjet OJQ-ve dhe institucioneve, dhe sa efektive janë veprimet e tyre?
  • Cilat masa specifike kanë dhënë rezultate më të dukshme për përmirësimin e përfshirjes të komuniteteve të synuara?
  • Cilat janë rekomandimet për përmirësimin e bashkëpunimit dhe efektivitetit të rregullores dhe planit të veprimit në të ardhmen?

3. PROCESI I REKRUTIMIT

Procesi i rekrutimit të ekspertit/ës për hartimin e dokumentacioneve do të përfshijë hapat e mëposhtëm:

  1. Rekrutimi i ekspertit/ës: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë.
  2. Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, eksperit/ja i/e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatit/ës për të siguruar që ai/ajo është i/e përshtatshëm për pozitën e e kërkuar.
  3. Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
  4. Fillimi i angazhimit: Pas nënshkrimit të kontratës, eksperti/ja do të fillojë punën e tij sipas planit të përcaktuar, duke hartuar dhe zhvilluar dokumentacionet e nevojshme.

4.PLANI DHE BUXHETI

Eksperti do të angazhohet për hartimin e dokumentacioneve përkatëse 6 ditë pune.

5. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në drejtësi, shkenca sociale, ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë të paktën 5-vjeçare në fushën e politikave të punësimit dhe përfshirjes sociale.
  • Përvojë të paktën 3 vjeçare në organizimin dhe facilitimin e punëtorive apo aktiviteteve të ngjashme.
  • Njohuri të thelluara mbi çështjet e politikave sociale dhe bashkëpunimit ndërsektorial, veçanërisht në kontekstin e punës me organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e margjinalizuara.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi të grupeve të shumta interesi.

6. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV e detajuar
  • Oferta financiare
  • Plani i punës

7. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] .
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Ju lutemi shënoni ne subjekt titullin e shpalljes!

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 29/10/2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.