Kompani
Home Property Management L.L.C
Kategoritë
Financa, Administratë, Praktikë
Numri i pozitave
3
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
4032
Konkurs për “Financiere” dhe “2 Praktikante ne Administrat”
Home Property Management L.L.C është një kompani e larmishme e cila ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të mirëmbajtjes së komplekseve banesore (objekteve industriale) si dhe aktivitete të telekomunikimit kabllor.
Ne jemi në kërkim të një personi të motivuar për punë dhe me eksperiencë në fushën e financave, si dhe 2 paktikante në Administrat (me mundësi punësimi).
Përgjegjesitë e punës si Financiere:
- Njohuri mbi menaxhimin e kontabilitetit, evidentimin e faturave dhe menaxhimin e dokumentacionit të blerjeve dhe shitjeve.
- Mban të dhënat financiare dhe dokumentacionin në përputhje me politikat dhe rregulloret e kompanisë.
- Përgatit raporte financiare dhe analiza siç kërkohet nga menaxhmenti.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
- Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
- Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe te kete njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe bashkëpunuese në një mjedis me ritme të shpejta.
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme).
Përgjegjesitë e punës si praktikante në Administrat:
- Të kryejë detyrat tjera përgjithshme administrative,
- Aftësi në Microsoft Office/Excel (e preferueshme).
- Vetë-menaxhimi dhe organizimit të punës;
- Te shërbeje si urë lidhese mes menaxhmentit dhe stafit tjetër administrativ,
- Të mbajë kontakte me klientët dhe të menaxhojë aktivitetet e teknikës në terren.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë bachelor në Ekonomi dhe Financa, do të ketë përparësi.
- Te jene Komunikativ, bashkepunues, te motivuar per pune si dhe te kene çasje ekipore;
- Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
- Aftësi në Microsoft Office si dhe ne ndonje programe të tjeter financiar.
Kandidatet e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në E-Mail: [email protected] , si dhe në subject të cekin pozitën për të cilën aplikojnë.