business

Customer Care Representative

  • star Publikuar: 24-03-2025
  • star Skadon: 24-04-2025
Kompani Albina Dyla
Kategoritë Shërbim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Obiliq
Shikime 880

Konkurs për Customer Care Representative

Përshkrimi i Punës:

Kompania Albina Dyla B.I. është në kërkim të një përfaqësuesi për kujdesin ndaj klientit. Kandidati ideal duhet të ketë të paktën 6 muaj përvojë pune në këtë fushë, të jetë i gatshëm të punojë me përpikmëri dhe të ketë angazhim të lartë për cilësinë e shërbimit. Pozita ofron mundësi për zhvillim dhe karrierë brenda një mjedisi mbështetës dhe dinamik.

Përgjegjësitë:

  • Të sigurohet që klientët të marrin informacion të qartë dhe të saktë për porositë e tyre, duke përfshirë detaje si gjurmimi dhe statusi i dërgesave.
  • Të ndihmojë klientët me çdo problem që mund të kenë pas marrjes së produkteve, duke ofruar zgjidhje të shpejta dhe efektive.
  • Të ofrojë mbështetje në procesin e kthimit të produkteve dhe ndërrimit të tyre, duke siguruar që proceset të jenë të thjeshta dhe pa stres për klientët.
  • Të mbajë regjistrin dhe përditësojë informacionin për dërgesat dhe kërkesat e klientëve në sistemin përkatës.
  • Të bashkëpunojë me departamentet e tjera për të siguruar një përvojë të shkëlqyer për klientët.
  • Të zbatojë politikat dhe procedurat e kompanisë për të garantuar cilësinë dhe efikasitetin e shërbimit ndaj klientëve.
  • Të raportohet rregullisht për rezultatet dhe performancën e punës për të siguruar përmirësime të vazhdueshme.

Kualifikimet:

  • Të paktën 6 muaj përvojë pune si agjent i kujdesit ndaj klientit ose në një pozita të ngjashme.
  • Aftësi të mira kompjuterike.
  • Përshtatshmëri për orar fleksibël, përfshirë ndërrimet pasdite, natën dhe gjatë fundjavës.
  • Njohuri të gjuhës angleze në nivel (B2).

Orari i Punës:

  • 5 ditë të javës me ndrrime.
  • Ditët e punës gjatë fundjavës dhe ndërrimet e natës do të paguhen sipas Ligjit të Punës.
  • Mundësi për punë hibride: pozita ofron mundësinë të punoni nga shtëpia dhe në zyrë, sipas nevojave të kompanisë dhe orarit të punës.

Si të Aplikoni:

Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi pune, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në [email protected] ose na kontaktoni në +38349600921.