Kompani
Diakonie Training Center
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Mitrovicë
Shikime
24801
FTESË PËR OFERTË NDËRTIMI
Aneks i Qendrës Trajnuese DTC- Mitrovicë
Ftohen kompanitë ndërtimore, që shprehin interesim, të ofertojnë për ndërtim të Aneks i Qendrës Trajnuese DTC- Mitrovicë.
Të dhënat bazë:
- Projekti: Aneksi i Qendrës Trajnuese DTC
- Sipërfaqe bruto ndërtimore, rreth 450 m².
- Numri i kateve: P+1
- Vendi i ndërtimit: Mitrovicë
- Koha e paraparë për realizimin e projektit: 4 muaj.
Kushtet e Tenderit:
- Kompania të jetë e regjistruar në Kosovë dhe të punon në sektorin e ndërtimtarisë.
- Kompania ofertuese të ketë përvojë pune së paku 5 vjet në sektorin e ndërtimtarisë, me staf të kompletuar, pajisje e makineri, si dhe të ketë së paku 5 referenca me shkrim, nga institucionet.
- Kompania të gëzon një reputacion të mirë dhe se regjistri i saj të jetë i pastër nga shkeljet.
- Për pranimin e dosjes së tenderit duhet ta kërkoni në e-mail: [email protected]
përgjatë orarit zyrtar të punës, nga dita e Hëne – e Premte prej orës 8:00 deri 16:00.
- Afati i fundit për dorëzimin e ofertës së kompletuar është 7 ditë, nga data e publikimit, deri me datën: 26.07.2023 në ora 16:00. Pranohen vetëm dokumentacioni online. Vetëm ofertuesit që i plotësojnë kriteret, do të kontaktohen.