business

Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë - drejtimi konstruktiv

  • star Publikuar: 24-03-2025
  • star Skadon: 12-04-2025
Kompani RSM COMPANY
Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Çagllavicë
Shikime 1055

Konkurs

Kompania: RSM Company sh.p.k me seli në Çagllavicë, rr. Dardanët, p.n., Prishtinë shpall konkurs për pozitën:

(1) Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë - drejtimi konstruktiv

Kerkesat minimale qe duhen plotesuar:

- Diploma universitare

- Pervoje pune pas diplomimit minimum 3 vite, ne ekzekutim te projekteve te infrastruktures rrugore, mirembajtjes dimerore dhe verore te rrugeve etj.

- Referenca nga punedhenes per ekzekutime te suksesshme te projekteve, minimum 3 projekte te realizuara me sukses

- Te posedoj patente shofer B

- Njohja e gjuhes angleze e obligueshme

Detyrat e punës:

- Vlereson dhe rishikon projektet në hartim/ekzekutimin e sipër.

- Qëndrimi në terren ne projekte ku ben ekzekutimin e punimeve kompania

- Identifikon mangësitë në projekte dhe parashtron kërkesat për përmirësimet e nevojshme.

- Kontribon në projektim, vlerësim e rishikim të projekteve, kontribut në progresin dhe zhvillimin e projekteve të reja. - Kontribon në mbikqyrjen e punës së vazhdueshme nga ana e punëtorëve në terren.

- Përgatitja e raporteve te ndryshme të mbarëvajtjes së punëve, identifikimi I ngecjeve apo mangësive në punë si dhe propozimi I zgjedhjeve adekuate.

- Kryen edhe punë të tjera që i kërkohen që kanë të bëjë me pozitën dhe profesionin e tij.

Shkathtësi kyçe, aftësi dhe përvoja:

- Njohja e gjuhës angleze (e preferueshme),

- Aftësi të mira kompjuterike në MS Office aplikacionet Excel, Word, Power Point, Autocad, Corel Draw, etj.,

- Aftësi punë ekipore dhe aftësi të mira ndërnjerëzore e komunikative;

- Aftësi të mbajtjes në përgjegjësi, vëmendshmërisë në detaje, preçizitetit në punë dhe të jetë në gatishmëri për orar fleksibil;

- Të ketë aftësi llogaridhënje dhe llogarimarrje, si dhe aftësi për raportim të saktë;

- Të posedoj patentë shofer-Kategoria B

- Përvojë pune si menaxher i punishtes së paku 3 vite pas diplomimit.

Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë, CV-të e tyre dhe dokumentet mbeshtetese, mund t’i dërgoni në email adresën [email protected] dhe [email protected] .

Pas verifikimit të dokumentacionit vetëm ata të cilët plotësojnë kriteret e lartëcekura do të ftohen për tu intervistuar nga komisioni mbi vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve.