KONKURS PUNE
Pozita: Arkitekt/e në Sektorin e Aluminit (Punë në Zyrë)
Kompania: WINTECH – Windows | Doors | Glass | Curtain Wall
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Shkollimi: Bachelor i obliguar në Arkitekturë – kandidatët me titull Master kanë përparësi.
 - Përvojë pune: Minimum 3 vite përvojë relevante në projekte të aluminit, fasadave ose konstruksioneve metalike.
 - Aftësi menaxhuese: Të jetë i/e aftë të udhëheqë projekte komplekse dhe t’i realizojë në kohë të caktuar.
 - Aftësi analitike: Kuptim i mirë i metodologjisë së zhvillimit të projekteve.
 - Përgjegjësi dhe përkushtim: Të jetë detalist, korrekt dhe i/e gatshëm të monitorojë projektin nga fillimi deri në fund.
 - Bashkëpunim ekipor: Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punojë në harmoni me ekipën.
 - Fleksibilitet në terren: Të jetë i aftë të kontrollojë projektet në terren sipas nevojës.
 - Njohuri gjuhësore: Njohja e gjuhës angleze është obligative; njohja e gjuhëve tjera përbën përparësi.
 - Njohuri softuerike:
 - AutoCAD – obligative
 - Orgadata, SchüCal – përparësi
 - Njohuri teknike: Njohuri bazike mbi sistemet e fasadave të aluminit dhe xhamit; përvoja në këtë fushë është përparësi.
 - Patentë shoferi: Minimum kategoria B.
 
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Përgatitja e ofertave financiare sipas kërkesave të projekteve.
 - Hartimi i projektit zbatues, duke përfshirë detajet e prodhimit dhe montimit.
 - Koordinimi me ekipën e projektit dhe komunikimi me palët e treta.
 - Sigurimi që projektet të përfundojnë në kohë, me cilësi dhe pa gabime.
 - Menaxhimi i komunikimit me klientët dhe bashkëpunimi me kolegët rreth çështjeve teknike.
 - Shërben si kontakt i parë për projektet e tij/saj me partnerët, inxhinierët dhe eprorët.
 - Monitoron dhe vlerëson implementimin e projekteve, si dhe raporton te eprorët.
 - Vepron si urë lidhëse ndërmjet zyrës teknike dhe sektorëve të tjerë të kompanisë.
 
📧 Aplikimet dërgohen në: [email protected]
🕓 Afati i fundit për aplikim: 10.11.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!