business

Teknik i Mirëmbajtjes


Ruaj
  • star Publikuar: 13-01-2026
  • star Skadon: 20-01-2026
Kompani Klan Arena
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

“Klan Arena” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, është qendër konventash për organizimin e eventeve dhe shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës:

Pozita: (1) Teknik i Mirëmbajtjes (me njohuri në Elektrikë)

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Mirëmbajtja e përgjithshme teknike e objektit dhe hapësirave të punës,
  • Identifikimi dhe eliminimi i prishjeve teknike sipas nevojës dhe urgjencës,
  • Kryerja e ndërhyrjeve teknike dhe riparimeve në pajisje dhe infrastrukturë në objekt,
  • Kryerja e kontrollit dhe mirëmbajtjes preventive për funksionim normal dhe të sigurt të objektit,
  • Asistim në punë teknike dhe logjistike, përfshirë vendosje/zhvendosje të pajisjeve dhe ngarkesa fizike sipas kërkesës,
  • Mirëmbajtja dhe rregullimi i instalimeve elektrike bazike (ndriçim, priza, ndërprerës, sigurime), brenda kompetencës,
  • Raportimi i defekteve dhe punëve të realizuara tek eprori përgjegjës,
  • Kryerja e punëve të tjera profesionale të cilat janë në kuadër të veprimtarisë së mirëmbajtjes dhe shërbimeve teknike.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollim i mesëm (përparësi drejtimi teknik/elektrik),
  • Njohuri të mira praktike në mirëmbajtje teknike dhe instalime bazike elektrike,
  • Përvojë pune në mirëmbajtje teknike (përparësi),
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur,
  • Gatishmëri për intervenime sipas nevojave operative,
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi organizative,
  • Njohuri bazike në përdorimin e mjeteve/vegëlve të punës për mirëmbajtje.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse (nëse ka),
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale (nëse ka),
  • Letër rekomandimi apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected]

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën: 20.01.2026, Ora 16:00.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu