Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Reklamim dhe Marketing, Menaxher/e
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
941
Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher/e i/e Marketingut 1 (një) vend pune për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Modës me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Një anëtar aktiv i ekipit menaxhues për të zhvilluar dhe drejtuar në mënyrë kolektive transformimin e marketingut në Lindex Kosova në përputhje me udhëzimet dhe planet e zyrës qendrore të Lindex në Suedi.
- Përgjegjës për hartimin e strategjisë së përgjithshme të marketingut duke planifikuar dhe organizuar fushata për të arritur objektivat e biznesit.
- Përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e reklamave per E-Commerce: www.lindexkosova.com.
- Menaxhon llogaritë e rrjeteve sociale, Lindex Kosova dhe Lindex Albania sipas udhëzimeve nga departamenti i marketingut të zyrës qendrore të Lindex në Suedi.
- Përgjegjës për zhvillimin e programit të besnikërisë – MORE Club.
- Së bashku me ekipin strategjik është përgjegjës për të identifikuar aktivitetet e ndryshme të nevojshme për të arritur parashikimet e shitjeve, për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve dhe për të siguruara komercialitetin e artikujve.
- Përgjegjës për hartimin e planit vjetor dhe tremujor të marketingut:
- Harton planin e përgjithshëm strategjik të marketingut në bashkëpunim me ekipin menaxhues.
- Ndihmon ekipin strategjik në procesin e vendimmarrjes përmes feedback-ut të rregullt lidhur me ecurinë e kampanjave të marketingut në kanalet digjitale dhe kanale të tjera.
- Përcakton dhe planifikon investimet në media dhe kanale të ndryshme të marketingut.
- Planifikon dhe organizon aktivitetet, eventet (ngjarjet), fushatat, bashkëpunime apo iniciativat tjera të marketingut të nevojshme për ti përmbushur objektivat e përcaktuara.
- Analizon efektin e investimeve totale në kanalet e marketingut me fokus të vecantë në marketingun digjital.
- Harton dhe përditeson materialet kreative të marketingut te ofruara nga zyret qendroe – Departamenti i Marketingut (Suedi).
- Zhvillon planet e PR dhe bashkëpunimet me Influencer-e.
- Në mënyrë aktive hulumton rreth target grupit dhe audiences së Lindex për ti njohur më mire konsumatorët dhe kërkesat e tyre.
- Ndjek me kujdes:
- Cilësinë e rezultateve të fushatave të realizuara.
- Efektin e marketingut në ndërlidhje me të dhënat nga shitjet.
- Kthimin e investimit për aktivitetet dhe fushatat e realizuara.
- Kërkon dhe ndan me të tjerët informacionin e nevojshëm për të arritur rezultate më të mira.
- Vepron sipas dokumenteve udhëzuese të zyrës qendrore të Lindex në Suedi.
Kualifikimet:
- Diploma universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Komunikim ne Biznes, ose të ngjashme.
- Përvojë 3 vjecare (min.) në fushën e kërkuar/pozicionin e kerkuar.
- Përvojë në lidership dhe menaxhim të personelit.
- Përvojë pune në pozicionet në vijim, menaxher i marketingut, menaxher i marktingut digjital, ekspert për brand marketing, specialist për E-Commerce, menaxher i llogarive/klienteve, media strateg, media planifikues ose të ngjashme.
- Përvojë në hartimin e strategjive të marketingut dhe analizave të tregut për shitjet me pakicë dhe E- Commerce.
- Përvojë dhe aftësi në shfrytëzimin e WordPress dhe platformave për realizimin e kampanjave dhe reklamave për E- Commerce www.lindexkosova.com .
- Përvojë në fushën e modës, respektivisht ‘Fast Fashion’.
- Përvojë dhe aftësi për shfrytëzimin (njouhuri bazike) për Photoshop, Canva, Premier Pro, ilustrator ose të ngjashme.
- Njohja e gjuhës angleze është obligative.
- Njohuri rreth brendeve.
- Fokus të shtuar tek konsumatorët dhe biznesi.
- Njohuri në fushën e modes dhe shitjeve me pakicë.
- Aftësi analitike për analizë dhe interpretim të rezultateve.
- Kupton marketingun digjital, shfrytezon veglat digjitale për realizim të kampanjave/reklamave dhe ndjek me përpikëri trendet e fundit të industrisë.
- I/e strukturuar dhe i/e aftë për të hartuar plane të hollësishme dhe për ti prezentuar tek ekipi.
- Aftësi analitike të orientuara drejt zgjidhjes së problematikave.
- Vendimmarrës/se e shpejtë dhe një menaxher/e i/e shkëlqyeshëm.
- Aftësi të shkëlqyera te prezantimit.
- Aftësi në shfrytëzimin e aplikacioneve të Microsoft Office, sidomos në sistemin e planifikimit të detyrave.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31 Janar 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.