business

Njoftim për Furnizim me artikuj ushqimorë dhe higjienik

  • star Publikuar: 10-10-2024
  • star Skadon: 24-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1083

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me artikuj ushqimorë dhe higjienik

Data e përgatitjes së njoftimit: 10 / 10 /2024

T-17/2024

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi:

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, e cila operon në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj kohe, IRK ka zbatuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke përfshirë emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore, bujqësore, blegtorale, si dhe projekte financiare, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave të familjeve dhe individëve të varfër në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e pakove ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë, në bazë të projektit “Dimërimi 2024”, ku do të bëhet shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjenike për 250 familje në nevojë nga komunat e ndryshme të Kosovës. Përfituesit do të jenë nga të gjitha komunat e Kosovës. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar, me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit.

Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për të përcaktuar sasinë e nevojshme sipas nevojave dhe kërkesave.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Nr.Dokumentacioni ligjor Lloji

1.

Certifikate e Biznesit Kopje

2.

Certifikata e TVSH-sëKopje

3.

Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender

E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania

4.

Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se të gjitha produktet në pakon ushqimore janë të sigurta për konsum dhe nuk e rrezikojnë shëndetin publik.

E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania

5.

TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016

0.00

Kuotimi:

Nr.

Emërtimi

Lloji

Sasia

Çmimi/njësi

Total

1

Miell 25 Kg

2

Oriz 2kg

3

Veget 1kg

4

Keks 1kg

5

Sheqer 5kg

6

Çaj 1kg

7

Biber 0.5kg

8

Patate 5kg

9

Qumësht 3l

10

Makarona 2kg

11

Fide 2kg

12

Krip 1kg

13

Pasul 2kg

14

Vaj 6l

15

Shampon per Floke 1l

16

Shampon per Dure 1l

17

Shampon per Ene 1l

18

Detergjent 3kg

19

Paketimi 1

***Sasia e artikujve që përmban paketa është e përafërt dhe mund të ketë ndryshime eventuale në varësi të nevojave.

Vërejtje:

  1. Pakoja e zbrazët me logo do të ofrohet nga blerësi.
  2. Duhet llogaritur se transporti deri në pikën e shpërndarjes do të realizohet nga furnizuesi sipas planit që do të ofrojë blerësi, ku do të ketë një pikë shpërndarjeje në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës.
  3. Sa ditë ju nevojiten nga dita e porosisë deri në ditën e dorëzimit të pakove tek Islamic Relief? Shkruani këtu me numër: _______.
  4. Çmimi për njësi, siç kërkohet, p.sh. litër, kg apo gjysmë kg. Për shembull, nëse makaronat vijnë në paketa me nga 500 gr, atëherë çmimi për katër paketa do të jetë për 2 kg.

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova Furnizim me pako ushimore dhe higjenike” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 24/10/2024 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.