business

Drejtoria e Arsimit shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës

  • star Publikuar: 03-11-2022
  • star Skadon: 16-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 6
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 8725

Drejtoria e Arsimit
14-111/01-0240600/22
Datë: 02.10.2022


Bazuar në nenin 20 paragrafi 1 të Ligjit nr. Nr. 04/L-032 për Arsimin parauniversitar në Republikën
e Kosovës, nenin 5 pika (d) të Ligjit nr. 03/L-068 për Arsimin në komunat e Republikës së Kosovës,
në nenin 4 të Udhëzimit Administrativ (MASH) nr. 151/2020 për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit
dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në
Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit
të përkohshëm, Drejtoria për Arsim në Komunën e Prishtinës, shpallë:


K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
1. Drejtor/e në SHML “Hoxhë Kadri Prishtina”, Prishtinë;
2. Drejtor/e në SHML “Gjimnazi i Specializuar Matematikor”, Prishtinë;
3. Drejtor/e në SHML “7 Shtatori”, Prishtinë;
4. Drejtor/e në SHML “Sami Frashëri”, Prishtinë;
5. Zv. Drejtor/e në SHML “Hoxhë Kadri Prishtina”, Prishtinë;
6. Zv. Drejtor/e në SHML “Gjin Gazulli”, Prishtinë.


1. Informata të përgjithshme
1.1. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit më 02.11.2022 deri më
datën 16.11.2022;
1.2. Formulari i aplikimit merret në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në sportelin nr. 5, në
objektin e vjetër të Komunës të Prishtinës rr. UÇK-2, 10000, Prishtinë.
1.3. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në objektin e vjetër të Komunës të Prishtinës
përmes protokollit në Qendrën për Shërbim me Qytetarë;
1.4. Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen dhe duhet të jenë kopje, përveç diplomave të
noterizuara;

Për informata më të detajizuara klikoni në link