business

Inxhinier i ndërtimtarisë

  • star Publikuar: 21-07-2023
  • star Skadon: 04-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 14053

SHPALLJE PËR VEND PUNE

OJQ "Zëri I Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians NGO) si rezultat I suksesit dhe procesit të zgjerimit, është në kërkim të plotësimit të pozitës:

Pozita: Inxhinier i ndërtimtarisë

Vendi: Prishtinë

Orari: I plotë
______________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgaditje të Paramasave dhe Parallogarive për modelet arkitektonike për pilotimin e ndërtesave të cilat janë pjesë e komponentës së transformimit të vendbanimeve;
  • Monitorimin e progresit të punimeve dhe përpillimin e raporteve për statusin e projekteve;
  • Trajtimin, analizimin dhe vlerësimin e strukturave të materialeve që rezultojnë në përdorimin e tyre për pilotimin e projektit;
  • Vlerësimin e rreziqeve, materialeve dhe kostot e mundshme për pilotimin e projektit;
  • Identifikimin e problemeve/mangësive të shfaqura në teren dhe jep këshilla, sygjerime profesionale për zgjidhjen e tyre;
  • Identifikimin e kompanive private ndërtimore dhe arritjen e marrëveshjes për trajnimin e punëtorëve ashkali, rom dhe egjiptian;
  • Identifikimin e grupeve ndërtimore apo personave fizik nga radhët e komuniteteve egjiptian, ashkali dhe rom të interesuar për trajnim në fushën e ndërtimtarisë;
  • Mbajtjen e kontakteve te rregullta me grupet ndërtimore të komunteteve rom, ashkali, egjiptian dhe kompanitë e ndërtimit, monitorimin e procesit të trajnimit, jep sygjerimet profesionale dhe raporton për respektim të marrëveshjes;
  • Asistimin e menaxherit të banimit për kompletimin e raporteve;
  • Të krijojë dhe të mbajë lidhje me organizata partnere, bashkepunëtore, donatorë, përfitues si dhe me institucione publike.
  • Kontribuon në ngritjen e vizibilitetit të arritjeve të projektit, mbështetë dhe përdorë mekanizmat për shkëmbimin e informatave, ndarjen e përvojave dhe praktikave të mira në nivel lokal dhe rajonal.
  • Të kryejë punën e tij në përputhje me vlerat dhe parimet e organizatës duke siguruar respektimin e plotë të rregullave dhe procedurave si dhe kodit të miresjelljes;
  • Të përfaqësojë organizatën në ngjarje publike, konferenca, takime si dhe në media;
  • Të ofrojë mbështetje për aktivitete të tjera të përfshira në planet e punes se organizates,

Kualifikimi i vlerësimit

  • Diplomë universitare (fakulteti ndërtimtarisë),
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e ndërtimeve të larta dhe të ulëta,
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit,
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave,
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion,
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim,
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit,
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit,
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve,
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internet)

Dokumentacioni i Kerkuar

Të gjithë aplikuesit e interesuar, të dërgojnë këto dokumente:

  • Diplomën universitare;
  • CV-në;
  • Rekomandime;
  • Dëshmitë nga përvojat paraprake të punëve të kryera,
  • Certifikatat e trajnimeve të mbajtura në fushat e lartëcekura.

Dispozitat përfundimtare

OJQ "Zëri I Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Ne i inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]

Mos dorëzimi i plotë i dokumentacionit rezulton në mos pranimin e aplikacionit.

Për më shumë informata, ju mund të na kontaktoni në po të njejtin e-mail.

Afati I fundit për aplikimi është deri më datën 04.08.2023 në ora 16:00