business

Kontabilist/e (1), Financier/e (1), Arkitekt/e (1), Punëtor në prodhim (20)

  • star Publikuar: 10-07-2023
  • star Skadon: 07-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa, Prodhimtari, Ekonomi, Arkitekt
Numri i pozitave 23
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 42599

EUROLUXX CORPORATION Branch in Kosovo, është degë e shoqerise së huaj, e cila operon në Kosovë, kompani e cila merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve shpall konkurs për keto pozita:

Një (1) Kontabilist/e,

Një (1) Financier/e

Një (1) Arkitekt/e

Njëzet (20) Punëtor në prodhim

Vendi: Fushë Kosovë(Miradi e Epërme, Rr. Peja, nr. 478/1)

Detyrat dhe përgjegjësitë: Kontabilist/e

  • Regjistrimi i dokumentacionit financiar, faturat ,pagat dhe te ardhurat/shpenzimet tjera;
  • Përgatitjen e raporteve për analiza të shitjeve në baza mujore dhe krahasuese;
  • Përgatit regjistrimet, harmonizimin e arkëtimeve dhe pagesave në sistemin e kontabilitetit;
  • Bashkëpunon me departamentin e administratës në menaxhimin e parasë së vogël (petty cash);
  • Paga për këtë pozitë është 1500 euro;
  • Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti.

Kandidati për poziten Kontabilist/e duhet të ketë:

  • Diplomë Universitare;
  • Njohuri shumë të mira të kompjuterit dhe pakos Microsoft Office;
  • Njohuri të mira në ndonjë softuer kontabiliteti/finance;
  • Njohuri shumë të mira në fushën e financave, kontabilitetit dhe tatimeve;
  • Përvojë pune minimum dy (2) vite;
  • Aftësi të mira në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative.

Detyrat dhe përgjegjësitë: Financier/e

  • Menaxhimi i burimeve financiare,financieri është përgjegjës është për menaxhimin e burimeve financiare siç janë:investimet,kredi dhe të ardhurat;
  • Përgatitja e buxhetit,duhet të përgatisë buxhetin dhe të siguroj që të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga të ardhurat, po ashtu të siguroj që të gjitha transaksionet janë të dokumentuara dhe të sakta.
  • Monitorimi i performances financiare, duhet të monitorojë performancën financiare të kompanis dhe të sigurojë që kompania po shkon në derjtimin e duhur dhe që të gjitha përdorimet e fondeve janë të efektshme dhe të përshtatshme .
  • Paga për këtë pozitë është 1500 euro;
  • Kryen punë dhe detyra tjera të pëcaktuara nga Menaxher- Drejtori.

Kandidati për poziten Financier/e duhet të ketë:

  • Diplomë Universitare;
  • Njohuri shumë të mira të kompjuterit dhe pakos Microsoft Office;
  • Njohuri të mira në ndonjë softuer kontabiliteti/finance;
  • Njohuri shumë të mira në fushën e financave, kontabilitetit dhe tatimeve;
  • Përvojë pune minimum dy (2) vite;
  • Aftësi të mira në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative.

Detyrat dhe përgjegjësitë: Arkitekt/e

  • Planifikimi i hapsirave,Arkitekti duhet të planifikojë hapësirat për dyert dhe dritaret,përcaktimi i numrit të tyre dhe pozicionin e tyre në ndërtesë;
  • Projektimi i dyerve dhe dritareve:Arkitekti projekton dyert dhe dritaret, përfshirë dimensionet,materialet dhe teknologjitë e nevojshme për të siguruar funksionimin e tyre;
  • Përgatitja e specifikimeve teknike për dyert dhe dritaret, duke përfshirë materiale,dimensione,detajet teknike dhe koston e tyre .
  • Bashkëpunimi me prodhuesit dhe kontraktorët, për të siguruar që dyert dhe dritaret janë të prodhuara dhe instaluar në mënyrë të saktë dhe të sigurt;
  • Paga për këtë pozitë është 2500 euro;
  • Kryen punë dhe detyra tjera të pëcaktuara nga Menaxher- Drejtori.

Kandidati për poziten Arkitekt/e duhet të ketë:

  • Diplomë Universitare;
  • Njohuri shumë të mira të kompjuterit dhe pakos Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të përdorimit të programeve kompjuterike si:AutoCAD, ArchiCAD etj.
  • Përvojë pune minimum dy (2) vite;
  • Aftësi të mira në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative.

Detyrat dhe përgjegjësitë: Punëtor në prodhim

  • Puntorët duhet të kryejën detyrat e tyre me kujdes dhe të respektojnë rregullat dhe procedurat në vendin e punës, kjo përfshin kontrollin e cilësisë së produktit, mbajtjen e mjeteve dhe pajisjeve të punës në gjendje të mire, si dhe respektimin e rregullave të sigurisë dhe higjenes në vendin e punës;
  • Paga për këtë pozitë është 1000 euro;
  • Puntorët duhet të jenë përgatitur për të marr detyra të reja dhe të jenë të gatshëm për të bashkëpunuar me kolegët e tyre për të arritur qëllimet e prodhimit.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe referencat në adresën [email protected] ) Afati per aplikim deri 07.08.2023.

Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.